Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, deklaroi nga Praga se vendi nuk duhet ta humbasë mundësinë historike për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke u bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë që përgjegjësinë ta dëshmojnë me vepra dhe jo vetëm me fjalë.
Pas takimit me presidentin e Çekisë,...
Foto: Ilustrim
Me rastin e festës shtetërore të 13 nëntorit – Ditës së Njegoshit, e cila shënon festën malazeze të kulturës, e premtja, 13 nëntor, dhe e shtuna, 14 nëntor, do të jenë ditë pushimi.
Sipas Ligjit për Festat Shtetërore dhe Festat e Tjera, institucionet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale,...
Shqipëria ka përfituar deri më tani vetëm një pjesë të vogël të fondeve të parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, për shkak të vonesave në zbatimin e reformave dhe finalizimin e marrëveshjeve për administrimin e investimeve.
Sipas revistës Monitor, nga financimi i përgjithshëm prej 922 milionë eurosh, deri në fund të...
Lajme
KOSOVA LANSOH PLATFORMËN E IDENTITETIT ELEKTRONIK, SHËRBIMET DO TË KRYHEN EDHE PA PRANI FIZIKE
Kosova ka lansuar Platformën Nacionale të Identitetit Elektronik, Kuletën Digjitale dhe aplikacionin për nënshkrimin elektronik, me qëllim modernizimin e administratës dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.
Kryeministri Albin Kurti tha se ky është një hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit, pasi qytetarët do të mund të identifikohen, të nënshkruajnë dokumente dhe të...
Në dhjetëra shtete amerikane kanë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet e mesmandatit, të cilat do të përcaktojnë përbërjen e Kongresit për dy vitet e ardhshme.
Para ditës së zgjedhjeve, rreth 59 milionë qytetarë kishin votuar përmes votimit të hershëm ose me postë.
Gara kryesore pritet të zhvillohet për...
Katër avionë pasagjerësh janë bërë shënjestër e kërcënimeve me bombë mëngjesin e së martës, duke shkaktuar alarm në aeroportet e Polonisë, Spanjës dhe Bullgarisë.
Këto raste vijnë më pak se 24 orë pas një kërcënimi të ngjashëm ndaj një fluturimi të kompanisë Wizz Air, i cili u devijua drejt Budapestit.
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të mandatit, të njohura si Midterm.
Edhe pse agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA raportoi se forcat amerikane kanë ndërmarrë disa sulme ndaj ishullit iranian Qeshm, në Ngushticën e Hormuzit, zyrtarët amerikanë i...
Foto: fax.al
Një incident është regjistruar në qytetin e Kotorrit, në Mal të Zi, ku katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës janë shoqëruar nga policia gjatë një ekskursioni shkollor.
Sipas informacioneve të publikuara, ngjarja ka nisur kur një e moshuar i ka pyetur nxënësit se nga...
Lajme
MILLATOVIQ KËRKON NGA QEVERIA ANALIZË PËR EURO MODEL-in, NDIKIMIN NË SISTEMIN PENSIONAL DHE RIKTHIMIN E DIALOGUT SOCIAL
Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, i është drejtuar kryeministrit Millojko Spajiq, duke kërkuar një analizë gjithëpërfshirëse të efekteve fiskale dhe ekonomike të “Euro model”-it, vlerësimin e ndikimit të tij në sistemin pensional dhe rikthimin e dialogut social.
Millatoviq vlerësoi se, megjithëse synimi për përmirësimin e standardit...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Ministrja e Çështjeve Evropiane, Maida Gorçeviq, ka deklaruar se Mali i Zi ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përfundimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit, pas dorëzimit të pozicioneve përfundimtare për 12 kapitujt e mbetur.














