Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë dhe për këtë e ka njoftuar kryeministrin Dritan Abazoviq.
“Sot ia dorëzova kryeministrit Dritan Abazoviq dorëheqjen time nga posti i ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit për arsye thjesht personale që nuk...
Unioni i Shoqatave të Pensionistëve të Malit të Zi nisi, si vitet e kaluara, në bashkëpunim me Fondin e Sigurimeve Pensionale dhe Invalidor një iniciativë për t'u siguruar pensionistëve malazezë akomodim dimëror, pra mish me kushte më të favorshme sesa në supermarkete.
Risia e këtij viti është se mish më lirë mund të...
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka filluar vizitën shtetërore dyditore në Shqipëri, ndërkohë është pritur me ceremoni zyrtare nga presidenti Bajram Begaj.
Ceremonia zyrtare e pritjes me nderime ushtarake është zhvilluar në selinë e Presidencës së Shqipërisë, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga të dyja vendet.
Presidenti Begaj theksoi në...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar që forcat shtesë të KFOR-it, që janë dërguar në Kosovë, “të koncentrohen në ruajtjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë”.
Këtë kërkesë ai e bëri gjatë një takimi me komandantin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, Ozkan Ulutash.
Sipas njoftimit, Kurti dhe Ulutash...
Prej më shumë se 10 ditësh Rripi i Gazës është izoluar totalisht dhe po vuan një katastrofë humanitare, pasi Izraeli i ka ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike.
Krahas kësaj, vijojnë parreshtur edhe bombardimet e ushtrisë izraelite, të cilët synojnë të godasin militantët e Hamasit, por nuk kursejnë as civilët, teksa pikërisht...
Lajme
ETILDA GJONAJ ZGJIDHET RAPORTUESE E PËRGJITHSHME PËR DHUNËN NDAJ GRAVE NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KE-së
Ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është zgjedhur Raportuese e Përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Për herë të parë një përfaqësues i Shqipërisë duke përfshirë edhe vendet e rajonit në Këshillin e Evropës propozohet dhe votohet në pozicionin e Raportueses së Përgjithshme për dhunën ndaj grave.
Një shpërthim vdekjeprurës në një spital në Rripin e Gazës të martën vonë, ku po shëroheshin të plagosur dhe po strehoheshin shumë palestinezë, është dënuar ashpër.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se të paktën 500 persona janë vrarë si pasojë e këtij shpërthimi, për të cilin e ka fajësuar Ushtrinë e Izraelit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të mërkurën se "të dhënat" tregojnë se Izraeli nuk është përgjegjës për një shpërthim që i la qindra të vdekur në një spital në Rripin e Gazës të martën mbrëma.
I pyetur nga gazetarët gjatë vizitës së tij në Tel Aviv të mërkurën se pse ishte...
Rusia ka shënjestruar Zaporizhjën gjatë natës me disa raketa, një prej të cilave ka goditur një ndërtesë banimi në qytetin jugor ukrainas, duke vrarë dhe plagosur një numër njerëzish, thanë autoritetet lokale më 18 tetor, përderisa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dënoi sulmin dhe tha se “terrori rus duhet të humbë”.
Anatoliy Kurtev, ushtrues i...
Dymbëdhjetë aeroporte në Francë janë evakuar gjatë ditës së sotme për arsye sigurie, raportoi gjiganti mediatik CNN.
Aeroporti i Lille në veri të vendit, sqaroi përmes platformës X evakuimin për shkak të një kërcënimi me bombë, dhe ndërmarrjen e një operacioni sigurie. Një kërcënim për bomba zbrazi edhe aeroportin e qytetit jugor, Toulouse, ku...









