Sindikata e Arsimit ka përgatitur deklarata standarde për anëtarët e saj, sipas të cilave punonjësit në arsim duhet të nënshkruajnë se po hyjnë në grevë të përgjithshme me dëshirën e tyre. Në dokumentin në të cilin ka pasur qasje “Vijesti”, shkruhet se deklarata është dorëzuar në bazë të Ligjit për Grevë, Statutit të...
Sindikata e pavarur e shëndetësisë njëzëri në seancën e Bordit Kryesor pranoi si zgjidhje të përkohshme rritjen e pagave prej 15% për personelin e mesëm mjekësor, tha përfaqësuesja e asaj sindikate, Svetllana Kalleziq. Ajo shprehet gjithashtu se kjo është një zgjidhje e përkohshme dhe se do të vazhdojë luftën sindikale dhe se nuk...
Mali i Zi u ngjit me një pozicion në krahasim me vitin 2022 në raportin vjetor të organizatës ndërkombëtare Transparency International mbi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI). Megjithëse Mali i Zi ka 46 pikë, një pikë më shumë se vitin e kaluar, Transparency International thotë se rasti i tij tregon se si...
Paga mesatare pa taksa dhe kontribute në dhjetor, sipas të dhënave të Monstat, ishte 814 euro dhe është 0.9 për qind më e lartë se në nëntor. Paga mesatare neto në dhjetor është rritur me 12 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2022. Paga mesatare bruto në dhjetor ishte 1...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian (BE), Miroslav Lajçak, për të diskutuar për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut të Kosovës me Serbinë. Në njoftimin e Presidencës pas takimit thuhet se Osmani ritheksoi përkushtimin e Kosovës si palë konstruktive në këtë proces, derisa theksoi...
Izraeli ka hequr regjimin e vizave për shtetasit e Kosovës të cilët dëshirojnë ta vizitojnë këtë shtet. Siç njofton Zyra e Presidentes së Kosovës, në një takim të presidentes Vjosa Osmani me ambasadoren izraelite në Kosovë, Tamar Ziv, ambasadorja ka konfirmuar se Qeveria e Izraelit ka shprehur pajtueshmëri për miratimin e marrëveshjes për heqjen...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken priti në Uashington Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Dy zyrtarët theksuan “përkrahjen e palëkundur” për Ukrainën në luftën kundër Rusisë dhe i bënë thirrje ligjvënësve amerikanë të zhbllokojnë ndihmën ushtarake për t’i dhënë Ukrainës mjetet e nevojshme për të zmbrapsur Moskën. Sekretari amerikan...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të martën se Rusia i ka hedhur gati 1.000 raketa dhe dronë në drejtim të Ukrainës prej fillimit të këtij viti. Disa rajone ukrainase lëshuan sirenat për të paralajmëruar rrezikun për sulme ajrore të martën, pak orë pasi tre civilë u vranë nga sulmet ajrore ruse.
Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, të hënën, më 29 janar ka marrë zyrtarisht detyrën nga paraardhësi i tij, Dimitar Kovaçevski. Qeveria teknike do të funksionojë për 100 ditë dhe do të ketë mandat për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare, më 8 maj. Pas marrjes së...
Mbajtja e sotme e Konferencës Ndërqeveritare mes Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi në Bruksel është një mirënjohje për vendin tonë në drejtim të përshpejtimit të përmbushjes së standardeve të përkohshme të mbetura në kapitujt që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, por edhe për mbylljen e kapitujve të mbetur të negociatave.

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME