PAGA MESATARE NË DHJETOR 814 EURO

Paga mesatare pa taksa dhe kontribute në dhjetor, sipas të dhënave të Monstat, ishte 814 euro dhe është 0.9 për qind më e lartë se në nëntor.

Paga mesatare neto në dhjetor është rritur me 12 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2022. Paga mesatare bruto në dhjetor ishte 1 mijë euro.

“Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në dhjetor në krahasim me nëntorin shënuan një rënie prej 0,5 për qind, rezulton se fitimet reale për të njëjtën periudhë shënuan një rritje prej 1,4 për qind”, thuhet në deklaratën e Monstat.

Në nivelin e vitit të kaluar, paga mesatare bruto ishte 987 euro, ndërsa paga mesatare neto ishte 792 euro.

SHARE