TRANSPARENCY INTERNATIONAL: QEVERIA E RE DUHET TË LUFTOJË KORRUPSIONIN

Mali i Zi u ngjit me një pozicion në krahasim me vitin 2022 në raportin vjetor të organizatës ndërkombëtare Transparency International mbi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI).

Megjithëse Mali i Zi ka 46 pikë, një pikë më shumë se vitin e kaluar, Transparency International thotë se rasti i tij tregon se si kapja e mëparshme e shtetit mund të lërë pasoja afatgjata tek institucionet.

“Përparimi i ngadaltë në procedimin e rasteve (të korrupsionit) dhe vështirësitë për të rindërtuar një gjyqësor funksional nxjerrin në pah se sa rëndë e shkatërruan sistemin e drejtësisë kapja nga ish-regjimi dhe krimi i organizuar”, thuhet në raport.

Transparency International thotë se qeveria aktuale duhet t’u japë përparësi veprimeve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

SHARE