SPAJIQ NË KRYE TË DELEGACIONIT NË BRUKSEL: “QEVERIA ËSHTË MË SE E GATSHME TË ZBATOJË TË GJITHA REFORMAT E NEVOJSHME”

Candidate for the position of Prime Minister in Montenegro's future government, Milojko Spajic talks to the press after casting his ballot at a voting station in Podgorica, on June 11, 2023. Montenegrins headed to the polls on June 11, to cast their votes in parliamentary elections aiming to end months of political gridlock after the government collapsed last August. (Photo by SAVO PRELEVIC / AFP)

Mbajtja e sotme e Konferencës Ndërqeveritare mes Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi në Bruksel është një mirënjohje për vendin tonë në drejtim të përshpejtimit të përmbushjes së standardeve të përkohshme të mbetura në kapitujt që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, por edhe për mbylljen e kapitujve të mbetur të negociatave.

Kështu thuhet në platformën për pjesëmarrjen e kryeministrit Millojko Spajiq në atë event, e cila u miratua nga Qeveria në një seancë telefonike më 26 janar.

Qëllimi i konferencës së sipërpërmendur është shkëmbimi i mendimeve dhe pikëpamjeve ndërmjet përfaqësuesve të vendeve anëtare të BE-së dhe shteteve kandidate në nivel të lartë. Sipas qeverisë, delegacioni malazez do të ketë mundësinë të shkëmbejë mendime dhe ide me përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së për mënyrat e përshpejtimit të procesit të zgjerimit, si dhe të shqyrtojë aspektet përmes të cilave mund të përdoret momenti për të forcuar vetë Bashkimin Evropian.

SHARE