Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
UNICEF-i dhe Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave do të punojnë për të forcuar koordinimin ndërsektorial, i cili synon t'u sigurojë të gjithë fëmijëve me aftësi të kufizuara zhvillimore akses në arsim cilësor, shëndetësi dhe mbrojtje sociale, tha kreu i zyrës...
Lajme
OPOZITA KËRKON TAKIM ME AMBASADORËT E BE-së, SHBA-së DHE BRITANISË SË MADHE: MAZHORANCA PO PROVOKON KRIZË PARLAMENTARE
Krerët e klubeve të opozitës parlamentare u dërguan një letër ftesë ambasadorëve të BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në lidhje me njoftimin e mazhorancës parlamentare se në rendin e ditës të seancës së ardhshme të Kuvendit, përfshijnë ndryshime në Ligjin për listën zgjedhore, pa dialog dhe marrëveshje në Komisionin për Reformë Gjithëpërfshirëse të Legjislacionit Zgjedhor.
Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, me ftesë të Papa Françeskut ka udhëtuar për në Vatikan, ku sot dhe nesër do të bëjë një vizitë zyrtare në Selinë e Shenjtë.
Millatoviq, siç njofton kabineti i tij, nesër do të ketë takim me Papa Françeskun në Pallatin Apostolik....
Përfaqësuesi evropian, Matjazh Nemec, u emërua raportues për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës që janë posedues të pasaportave nga Serbia.
Ai e konfirmoi emërimin përmes rrjeteve sociale dhe tha se pret një vendim të shpejtë për anulimin e vizave për serbët e Kosovës, që kanë pasaporta të lëshuara nga autoritetet serbe.
Muzeu Historik Kombëtar, i Shqipërisë, njofton se do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 mars 2024 deri më datë 15 mars 2028.
Përmes një njoftimi në Facebook, bëhet e ditur se mbyllja bëhet në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar”.
Negociatat treditore me Hamasin në Egjipt për një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve izraelite, përfunduan pa sukses.
Për javë të tëra, SHBA-ja, Katari dhe Egjipti ishin angazhuar të ndërmjetësonin arritjen e një marrëveshjeje e cila të hynte në fuqi mundësisht me fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili u përcaktua...
Blloku europian po kërkon më shumë pavarësi nga SHBA-ja dhe zgjerim masiv të prodhimit europian të armëve, e ky është dhe qëllimi strategjisë së re të mbrojtjes që Komisioni i BE-së prezantoi në Bruksel.
“Ne duhet të marrim më shumë përgjegjësi për sigurinë tonë”, deklaroi zëvendëspresidentja e Komisionit Margrethe Vestager, pavarësisht nëse Donald Trump do...
Presidenti i Hungarisë, Tamas Sulyok, e ka nënshkruar të martën projektligjin përmes të cilit vendi i tij e miratoi anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake, NATO, njoftoi zyra e presidentit.
Kjo i hap rrugën Suedisë për t’u bërë anëtarja e 32-të e aleancës ushtarake në ditët në vijim.
Tani, formalitetet e...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq u takua me përfaqësues të partive të kombeve pakicë.
Gjatë takimit me Ervin Ibrahimoviq, Damir Gutiq (Partia Boshnjake), Genci Nimanbegu (Forca e Re Demokratike), Adrijan Vuksanoviq (NQK), Mehmed Zenka (UDSH), ku morën pjesë...
Në Plavë u nënshkrua sot një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Plavës dhe komunave nga Shqipëria dhe Kosova.
Me nënshkrimet e tyre, kryetarët e gjashtë komunave vërtetuan fillimin e bashkëpunimit për mbrojtjen dhe ruajtjen e „Prokletije - Bjeshkëve të Nëmuna“ dhe pasurive të tjera natyrore të qyteteve në të tre kufijtë. Bëhet fjalë për këto...










