SOT, KRYEMINISTRI I MALIT TË ZI U TAKUA ME PËRFAQËSUES TË PARTIVE TË KOMBEVE PAKICË

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq u takua me përfaqësues të partive të kombeve pakicë.

Gjatë takimit me Ervin Ibrahimoviq, Damir Gutiq (Partia Boshnjake), Genci Nimanbegu (Forca e Re Demokratike), Adrijan Vuksanoviq (NQK), Mehmed Zenka (UDSH), ku morën pjesë edhe zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj (Alternativa Shqiptare) dhe ministri Fatmir Gjeka (Partia Demokratike), u bisedua për situatën aktuale politike.

Në takim u konstatuan rezultate të shkëlqyera në aspektin e integrimit në BE, si dhe u theksua kontributi i partive nga kombet pakicë, veçanërisht në pjesën e votimit për emërimet në drejtësi.

Kryeministri Spajiq i njoftoi bashkëbiseduesit për hapat e ardhshëm që do të na çojnë në përmbushjen e qëllimit më të rëndësishëm në këtë moment, që është marrja e IBAR-it (Raport mbi përmbushjen e standardeve të përkohshme) në gjysmën e parë të vitit.

Në bisedë u theksua se në këtë rrugë partitë e kombeve pakicë do të ofrojnë mbështetje të parezervë, sepse për ta Bashkimi Evropian është perspektiva e vetme e vërtetë malazeze.

Gjithashtu u theksua se mesazhet e forta nga qendrat më të mëdha evropiane janë një tregues i qartë se dyert e familjes evropiane janë të hapura.

Kryeministri Spajiq i informoi bashkëbiseduesit për interesimin e partnerëve ndërkombëtarë për të ndihmuar në reformat e nevojshme për përmirësimin e sistemit.

Gjithashtu u konstatua se është shumë e rëndësishme vazhdimi i komunikimit të vazhdueshëm që kryeministri ka me përfaqësuesit e kombeve pakicë.

SHARE