MILLATOVIQ NË NJË VIZITË ZYRTARE NË SELINË E SHENJTË

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, me ftesë të Papa Françeskut ka udhëtuar për në Vatikan, ku sot dhe nesër do të bëjë një vizitë zyrtare në Selinë e Shenjtë.

Millatoviq, siç njofton kabineti i tij, nesër do të ketë takim me Papa Françeskun në Pallatin Apostolik.

“Gjatë qëndrimit në Vatikan, Presidenti do të takohet edhe me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin”, thuhet në njoftim.

SHARE