NËNSHKRUHET MEMORANDUMI PËR BASHKËPUNIM ME KOMUNAT NGA SHQIPËRIA DHE KOSOVA

Në Plavë u nënshkrua sot një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Plavës dhe komunave nga Shqipëria dhe Kosova.

Me nënshkrimet e tyre, kryetarët e gjashtë komunave vërtetuan fillimin e bashkëpunimit për mbrojtjen dhe ruajtjen e „Prokletije – Bjeshkëve të Nëmuna“ dhe pasurive të tjera natyrore të qyteteve në të tre kufijtë. Bëhet fjalë për këto komuna: Plavë, Deçan, Guci, Pejë, Tropojë dhe Junik.

Lidhja rrugore rajonale, forcimi i ekonomisë dhe bujqësia, është synimi i përbashkët i nënshkruesve të memorandumit, të cilët do të bashkëpunojnë edhe në projekte ndërkufitare me theks të veçantë në kalimet kufitare dhe koordinim më të mirë të policisë kufitare.

SHARE