OPOZITA KËRKON TAKIM ME AMBASADORËT E BE-së, SHBA-së DHE BRITANISË SË MADHE: MAZHORANCA PO PROVOKON KRIZË PARLAMENTARE

Krerët e klubeve të opozitës parlamentare u dërguan një letër ftesë ambasadorëve të BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në lidhje me njoftimin e mazhorancës parlamentare se në rendin e ditës të seancës së ardhshme të Kuvendit, përfshijnë ndryshime në Ligjin për listën zgjedhore, pa dialog dhe marrëveshje në Komisionin për Reformë Gjithëpërfshirëse të Legjislacionit Zgjedhor.

Ata sugjerojnë që të enjten, më 7 mars, me fillim nga ora 17:00 në Parlamentin e Malit të Zi të mbahet një takim i përbashkët.

Partia Demokratike e Socialistëve (PDS), Partia Boshnjake (PB), Social Demokratët (SD), Iniciativa Qytetare Kroate (IQK) dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH) deklarojnë se ndryshimet janë përfshirë në rendin e ditës pa dialog dhe marrëveshje në Komisionin për Reformën Gjithëpërfshirëse të Legjislacionit Zgjedhor.

“Nëse qeveria e zhvendos çështjen ligjore për listën zgjedhore nga Komisioni për Reformë Gjithëpërfshirëse të Legjislacionit Zgjedhor, pa dialog dhe marrëveshje me opozitën, atëherë qëllimi i mazhorancës është i dukshëm për të prishur marrëveshjen për parimet mbi të cilat është formuar Komisioni dhe të provokojnë një krizë parlamentare në Mal të Zi”, thuhet në letër.

Ata e shohin përpjekjen e fundit për rrëzimin e Komisionit si një përpjekje për të përjashtuar plotësisht opozitën nga jeta parlamentare.

SHARE