Bashkimi Evropian do të jetë i pranishëm në bisedimet për Ukrainën, të cilat pritet të zhvillohen këtë javë në Abu Dhabi. Lajmi u konfirmua nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një bisede telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Përmes një deklarate, Von der Leyen bëri të ditur se gjatë bisedës...
Sulmet ruse me dronë dhe bombardime kanë goditur disa qytete të Ukrainës, duke shkaktuar të paktën gjashtë të plagosur dhe dëme në ndërtesa banimi e objekte të tjera. Ndërkohë, Kremlini ka konfirmuar se bisedimet e ardhshme për paqe në Abu Dhabi do të zhvillohen mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, pa pjesëmarrjen e zyrtarëve evropianë.
Të paktën 20 emigrantë kanë humbur jetën dhe 133 të tjerë janë shpëtuar në katër operacione të ndryshme në det, në jug të ishullit grek të Kretës në këtë fundjavë.
Dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, ndërsa autoritetet greke po hetojnë rrethanat e tragjedisë.
Ngjarja e parë u regjistrua të...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Mali i Zi ka mbyllur edhe dy kapituj të tjerë në negociatat me Bashkimin Evropian, atë të lëvizjes së lirë të mallrave dhe sigurisë ushqimore, duke e çuar në 23 numrin e kapitujve të mbyllur nga gjithsej 33.
Kryeministri i...
Lajme
BE-ja KËRKON NGA BALLKANI PERËNDIMOR LUFTË MË TË FUQISHME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT KIBERNETIK
Foto: RTCG
Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të intensifikojnë reformat në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, duke kërkuar rezultate konkrete në hetime, ndjekje penale dhe dënime përfundimtare, përfshirë rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.
Këto kërkesa u theksuan në Forumin Ministror BE–Ballkani Perëndimor,...
Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka pritur në Rezidencën Presidenciale në Cetinë nxënës dhe mësimdhënës nga tetë shkolla fillore të vendit, në kuadër të iniciativës për hapjen e “Pallatit Blu” për fëmijët dhe njohjen e tyre me historinë e shtetit.
Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësi të...
Foto: OSBE
Misioni i OSBE-së në Mal të Zi ka mbështetur dialogun mes institucioneve dhe organizatave për njohjen dhe standardizimin e profesionit të punonjësve rinorë, me synim krijimin e kushteve më të mira për përfshirjen aktive të të rinjve në shoqëri.
Në kuadër të aktivitetit “STANDARD(NO) – CV-ja e një...
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka theksuar nevojën për forcimin e luftës kundër korrupsionit, duke kërkuar përgjegjësi institucionale, konfiskim të pasurisë së paligjshme dhe zbatim të barabartë të ligjit për të gjithë.
Gërvalla i bëri këto komente në panelin kushtuar luftës kundër korrupsionit, në kuadër të Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë...
Bota është rrugës që viti 2026 të bëhet viti i dytë më i nxehtë në histori, teksa fenomeni klimatik El Ninjo po përshpejton ngrohjen globale, të nxitur nga njeriu, tha monitoruesi i klimës i Bashkimit Evropian.
Ky vit veçse ka “20 për qind shans të tentojë apo të tejkalojë” vitin 2024 – viti me...
Presidenti amerikan Donald Trump është takuar privatisht në Shtëpinë e Bardhë me të dërguarin e presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, duke paralajmëruar se së shpejti mund të arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Trump nuk zbuloi detaje nga biseda, por deklaroi se marrëveshja e mundshme mund të përfshijë edhe...













