Një flotë anijesh ndërkombëtare me ndihma humanitare pritet të niset nga ujërat greke drejt Rripit të Gazës të premten, thanë organizatorët. Ata i kanë shpërfillur paralajmërimet nga Izraeli se autoritetet izraelite do ta përdorin çdo mjet për t’ia ndaluar hyrjen anijeve në enklavën e shkatërruar nga lufta. Flota Globale Sumud, e...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do ta lejojë Izraelin të aneksojë Bregun e Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu. “Nuk do ta lejoj Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor. Jo, nuk do ta lejoj. Nuk do të ndodhë”, u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale kur nënshkroi një urdhër ekzekutiv.
Organizatorët e garës vjetore të këngës, Eurovision, thonë se vendet anëtare do të votojnë në nëntor për të vendosur se cilat shtete do të mund të marrin pjesë në spektaklin muzikor vitin e ardhshëm, pasi janë shtuar thirrjet për përjashtimin e Izraelit për shkak të luftës në Rripin e Gazës. Zëdhënësi i Eurovisionit, Dave...
Foto: predsjednik.me Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, përshëndeti përpjekjet diplomatike ndërkombëtare, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin e thellë për situatën humanitare...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Qeveria e Malit të Zi në mbledhjen e mbajtur sot ka dhënë pëlqimin që në 68 shkolla fillore, 44 shkolla të mesme dhe në një konvikt për nxënës dhe studentë të angazhohet sigurimi fizik nga data 1 tetor deri më 31 dhjetor 2025.
Foto: Bankar.me Mbrëmë u mbajt Kuvendi Themelues i Forumit të Biznesit – Unioni i Ekonomisë së Ulqinit, me ç’rast u bë një hap historik për komunitetin e biznesit në Ulqin, përmes formimit të një organizate ombrellë që do të përfaqësojë interesat e ekonomisë në mënyrë më të fuqishme dhe të koordinuar.
Foto: I.Šljivančanin Në Kuvendin e Malit të Zi u organizua një ceremoni për të shënuar përfundimin e aktiviteteve për 34-vjetorin e shpalljes së Malit të Zi si shtet ekologjik. Ky event simbolizoi angazhimin e institucioneve, qytetarëve dhe ekspertëve për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Ceremoninë...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka bërë thirrje që Kosova të mbështetet në synimet te saj për t’u bërë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) gjatë një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të mërkurën vonë. “Kontributi i saj për bashkëpunim rajonal dhe më të gjerë është i pamohueshëm, dhe, prapëseprapë, ulësja...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Gjatë takimit, u diskutua për zhvillimet më të fundit në...
Shqipëria ka mundësi të përfitojë deri në 1 miliard euro fonde nga Bashkimi Evropian në kuadër të procesit të integrimit dhe për realizimin e reformave të planifikuara deri në vitin 2027. Këtë e bëri të ditur Sigrid Brettel, përfaqësuese e Komisionit Evropian, gjatë një takimi që u zhvillua sot në Tiranë, për vlerësimin e...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME