Foto: Ilustrim
Ekonomia e Malit të Zi u rrit me 3.8% në tremujorin e dytë të vitit, duke shënuar një nga normat më të larta të rritjes në Evropë, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave.
Rritja ishte dukshëm më e lartë se në tremujorin e parë, kur ekonomia u...
Foto: predsjednik.me
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, deklaroi se, 35 vjet pas shpalljes së vendit shtet ekologjik, është koha që kjo ide të rinovohet dhe të marrë një përmbajtje të re, moderne dhe konkrete.
Gjatë një takimi me përfaqësues të sektorit civil dhe komunitetit akademik, Millatoviq theksoi se koncepti...
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja me LDK-në për zgjedhjen e presidentit mbetet në fuqi, pavarësisht kundërshtimit të gjashtë deputetëve të LDK-së ndaj kandidaturës së Bekim Sejdiut.
Kurti tha se 53 deputetët e LVV-së e mbështesin marrëveshjen, por theksoi se pas zhvillimeve të...
Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës, duke theksuar se funksionimi i tyre është i domosdoshëm për zbatimin e reformave dhe për përfitimin e fondeve evropiane.
Schuebel tha se Kosova ndodhet përpara një mundësie të rëndësishme për...
Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi disa takime në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, ku në fokus ishin dialogu Kosovë–Serbi, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në hapësirën evropiane.
Hoxha u takua me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Prishtinë–Beograd, Peter Sørensen, me të cilin...
Për të 94-tën ditë radhazi, qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile zhvilluan protestë në Tiranë kundër investimit të planifikuar në Zvërnec, duke kërkuar mbrojtjen e zonave të mbrojtura, shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe ndryshimin e ligjit zgjedhor.
Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, nga ku nisën marshimin drejt...
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka shprehur mbështetje për iniciativën e 11 shteteve anëtare të BE-së për kalimin në votimin me shumicë të cilësuar dhe heqjen e së drejtës së vetos në vendimmarrje.
Duke folur në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Irlandë, Kos tha se...
Në forumin e Bledi-t kryeministrat e Çekisë, Hungarisë, Sllovenisë dhe Kroacisë kanë bërë thirrje për përshpejtimin e zgjerimit të BE-së.
“Duhet që të punojmë për zgjerimin e BE-së, veçanërisht me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Përvoja e zgjerimeve të mëparshme tregon se zgjerimi është një nga instrumentet gjeopolitike më të suksesshme të BE-së dhe një...
Shtetet e Bashkuara kanë nisur një valë të re sulmesh ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit, në një përshkallëzim të ri të konfliktit mes Uashingtonit dhe Teheranit.
Presidenti Donald Trump njoftoi për sulmet përmes një postimi në Truth Social.
Sipas Trump, operacioni u ndërmor si kundërpërgjigje ndaj përpjekjeve...
Foto: Ilustrim
Qeveria e Malit të Zi ka shpallur të martën, 1 shtator, dhe të mërkurën, 2 shtator, ditë zie në mbarë Malin e Zi, pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Danillovgrad.
Vendimi është marrë mbrëmjen e së hënës, pas marrjes së pëlqimit nga anëtarët e Qeverisë.











