Për të prekurit nga tërmeti të cilët mbeten në qiell të hapur dhe në nevoj jetike për veshmbathje, strehim dhe ushqim janë filluar disa aksione edhe në Malësi. Tifozat Kuq e Zi nga Malësia kanë grumbulluar të holla që do përdoren për blerjen e materialeve të nevojshme. Gjithashtu gjatë ditës së sotme në qendër të Tuzit, tifozat Bishat kanë...
Kryeqyteti Podgorica do t'i paguajë 20,000 euro ndihmë Shqipërisë për pasojat e tërmetit. Kjo u njoftua nga kryebashkiaku Ivan Vukoviq në seancën e Asamblesë së Kryeqytetit. Vukoviq gjithashtu shprehi ngushëllime për popullin miqësor shqiptar dhe premtoi ndihmë. Ai tha se një numër i anëtarëve të Shërbimit të Mbrojtjes së Kapitalit dhe Shpëtimit kanë udhëtuar në Shqipëri për të ndihmuar...
Mesazheve mbështetëse sa i takon situatës së krijuar në Shqipëri, pas tërmetit që goditi vendin mëngjesin e djeshëm u është bashkuar edhe Papa Françesku. “Jemi pranë viktimave dhe familjeve të tyre në këto momente. Zoti e bekoftë këtë popull, të cilit i uroj të gjithë të mirat. Populli shqiptar ka vuajtur shumë gjatë këtyre ditëve. Shqipëria është vendi i...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në gjuhën shqipe ka shprehur keqardhjen për viktimat e tërmetit që goditi Shqipërinë. Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Franca është sot solidare me Shqipërinë. “Ne po dërgojmë menjëherë ekipe të sigurisë civile, së shpejti edhe specialistë të forcave zjarrfikëse, me qëllim që të marrin pjesë në operacionet e shpëtimit”.
https://m.youtube.com/watch?v=yqXSVMt7B0A
Dëshirojmë të bëjmë dijë dokumentacionin që duhet të përgatisin shoqatat, individët apo çdo ent juridik që dëshirojnë të sjellin në Shqipëri ndihma humanitare për përballimin e situatës së rëndë të tërmetit që goditi Shqipërine me datë 26 nëntor 2019.
Dhuruesit duhet të hartojnë:
Aktin e dhurimit shkresë të thjeshtë. Dhuruesi deklaron se ndihmat humanitare akordohen për fatkeqësinë natyrore tërmetin e...
Një ditë pas tërmetit të fuqishem që goditi qytetet kryesore të Shqipërisë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama adresoi situatën në Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave në Shqipëri.
Kryeministri foli për bilancin e deri tanishëm ku raportohen:
24 të vdekur
657 të plagosur
45 të shpëtuar nga rrënojat e tërmetit
Ndër të tjera kryeministri shpalli Gjendjen e Jashtëzakonshme e Emergjencës Natyrore në perimetrin...
Disa pjestarë të Policisë Komunale të Komunës së Tuzit gjindet në Durrës për t’iu ofruar ndihmë të prekurve nga tërmeti që ndodhi mëngjesin e sotëm.
“Pas tërmetit në Shqipëri, i cili la dhjetëra persona të vdekur dhe shumë të lënduar, TV Boin nuk do të ketë program festiv me rastin e 18 vjetorit të themelimit në shenjë respekti kombëtar dhe qytetar.”
Të nderuar bashkëkombas!
Me Vendim të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, data 27 nëntor 2019 shpallet Ditë Zie në Republikën e Shqipërisë.
Libri i ngushëllimeve për të gjithë jetet e humbura në këtë fatkeqësi natyrore do të hapet në Ambasaden e Shqipërisë në Podgoricë në datat 27 dhe 28 nëntor 2019 në oraret 12.00 - 17.00 si dhe...




