SPAJIQ: HYRJA NË BE SJELL NJË MJEDIS TË QËNDRUESHËM BIZNESI DHE VENDE PUNE CILËSORE

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, u takua me përfaqësues të Unioneve të Punëdhënësve të Malit të Zi, Kroacisë dhe Sllovenisë, ku u vlerësua se anëtarësimi në BE sjell një mjedis biznesi të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm, me përfitime për punëtorët, punëdhënësit dhe shtetin. “Anëtarësimi në BE garanton një mjedis biznesi të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm, në të cilin të gjithë përfitojnë – punëtorët, punëdhënësit dhe shteti. Por stabiliteti pa njerëz është një histori boshe. Prandaj, investimi në vende pune cilësore dhe industri me perspektivë është detyrim ndaj çdo brezi që vendos nëse do të qëndrojë apo të largohet”, shkroi Spajiq në një postim në rrjetin X. Ai falënderoi bashkëbiseduesit për shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

SHARE