Ndërtimi i rrethrrotullimit pranë Kishës Katolike në Tuz do të fillojë në fund të këtij muaji. Në këtë udhëkryq, janë të ndara rruga për në Bozhaj, Mataguzh dhe Hot. Komuna e Tuzit i ka paraqitur punimet pranë Ministrisë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit dhe 15 ditë presin përgjigje, pas së cilës do të fillojnë punimet. "Sa i përket...
Komisionerët Evropianë thanë sot se Ballkani Perëndimor është një përparësi e Komisionit Evropian dhe bënë thirrje për prezencë dhe përkushtim më të madh të Komisionit në Ballkanin Perëndimor. "Zgjerimi është një politikë kryesore e Bashkimit Evropian dhe përfaqëson një investim gjeo-strategjik në paqe, demokraci, përparim, siguri dhe stabilitet në Evropë," thuhet në njoftimin e KE-së. Në një takim të...
Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq sot prezantoi arritjet e Qeverisë, përparësitë ekonomike dhe politike, në një konferencë qytetarie para qindra pjesëmarrësve nga e gjithë bota. "Për të tretin vit radhazi, ekonomia malazeze ka norma mbresëlënëse rritjeje, mesatarisht 4.9 përqind. Mali i Zi është sot një destinacion prestigjioz investimesh. Që nga hyrja e Malit të Zi në NATO,...
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi marrin pjesë në seancën plenare të forumit të paqës në Paris. Në statusin e Presidentit Meta thuhet: “Kënaqësi e veçantë të takohesha mbrëmë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen! Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për...
Në vitin 2018, 11 projekte të OJQ-ve u mbështetën me një total prej 171,000 € në fushën e barazisë gjinore, ndërsa në vitin 2019 u ndanë 290,000 € në këtë fushë, që është më shumë se 50% krahasuar me vitin e kaluar, për 24 projekte. Ministri Zenka prezantoi kontrata për organizatat joqeveritare të cilat u miratuan për financimin e...
Shumë vendbanime në Malësi nuk do të kenë energji elektrike nesër nga ora 8:30 e mëngjesit deri në orën 14:00, sipas sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Mal të Zi. Për shkak të punimeve në rrjet nesër pa energji elektrike do të jenë fshatrat: Hakshabanaj, Vulaj, Shipshanik, Milesh, Rrogath, Kshevë, Gurrec, një pjesë e malit të Kakarriqit, Omerbozhaj,...
Fillon sezoni i ri i emisionit “Hapësirë e lirë ” në TvBoin.
Tema interesante e me interes për publikun do të transmetohen në emisionin"Hapësirë e lirë", prandaj ju ftojmë t’i qëndroni besnik emisionit tuaj të preferuar.
Mysafir special i emisionit të parë të këtij sezoni do të jetë Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit , Dr. Ilir Çapuni.
Çdo të martë...
Lajme
Nesër organizohet shqyrtim publik lidhur me dhënien e pëlqimit në elaboratin për „Projektin teknologlik të repartit për përpunimin e frutave dhe perimeve”
Lajmërohen qytetarët nga territori i Komunës së Tuzit si dhe palët e interesuara se investuesi RED COMMERCE Sh.p.k. ka dorëzuar Kërkesën për vendimmarrjen mbi nevojën e vlerësimit të ndikimit në mjedisin jetësor numër 7291 prej më 01.11.2019, lidhur me Projektin teknologjik të repartit për përpunimin e frutave dhe perimeve. Në bazë të kësaj kërkese Sekretariati për bujqësi dhe zhvillim rural...
https://www.youtube.com/watch?v=xERnCNRgCSQ









