DO NDËRTOHET RRETHRROTULLIMI NË QENDËR TË TUZIT

Ndërtimi i rrethrrotullimit pranë Kishës Katolike në Tuz do të fillojë në fund të këtij muaji. Në këtë udhëkryq, janë të ndara rruga për në Bozhaj, Mataguzh dhe Hot. Komuna e Tuzit i ka paraqitur punimet pranë Ministrisë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit dhe 15 ditë presin përgjigje, pas së cilës do të fillojnë punimet. “Sa i përket dokumentacionit dhe të gjitha miratimeve, gjithçka është zgjidhur. Punën në tender e ka fituar firma Vukotiq trejd. Ne patëm një takim me ta dhe gjithçka u ra dakord kur filluan punimet. Ne diskutuam gjithashtu se një pjesë e rrugës do të duhej të ishte e mbyllur për trafik përderisa punimet të jenë në proces, por do t’u sigurojmë qytetarëve qasje alternative. Ne nuk do të mbyllim rrugën kryesore por njërën nga rrugët anësore, ” tha për portalin CDM Lekë Ivezaj, Sekretar i Planifikimit dhe Zhvillimit Urban të Komunës së Tuzit. Siç thotë Ivezaj, parkimi në Qendrën Shëndetësore ka të ngjarë të hapet, i cili do të jetë një alternative. “E gjithë kjo duhet të pres draftin që ata do të më dërgojnë për aprovim dhe do t’i njohim detajet dhe do t’i informojmë qytetarët me kohë për ndryshimin e trafikut në qendër”, theksoi Ivezaj. Ai tha se rrethrrotullimi do të përmbushë të gjitha standardet e ndërtimit të një objekti të tillë. “Kjo është një rrugë tranzit dhe na është dashur të mendojmë edhe për faktin që kamionët të funksionojnë pa probleme. Projekti është realizuar nga Inxhinieria e Ndërtimit dhe miratimi është marrë nga Administrata e Trafikut. Vlera e investimit është mbi 300,000 € vetëm për rrethrrotullimin, i cili do të financohet nga buxheti i Kryeqytetit ” theksoi Ivezaj.

SHARE