BALLKANI PERËNDIMOR ËSHTË PËRPARËSI PËR KOMISIONIN EVROPIAN

Komisionerët Evropianë thanë sot se Ballkani Perëndimor është një përparësi e Komisionit Evropian dhe bënë thirrje për prezencë dhe përkushtim më të madh të Komisionit në Ballkanin Perëndimor. “Zgjerimi është një politikë kryesore e Bashkimit Evropian dhe përfaqëson një investim gjeo-strategjik në paqe, demokraci, përparim, siguri dhe stabilitet në Evropë,” thuhet në njoftimin e KE-së. Në një takim të të gjithë komisionerëve në Bruksel, Komisioneri për Zgjerim Johannes Han informoi anëtarët e KE për zhvillimet në procesin e zgjerimit pas takimit të liderëve të BE në tetor, përpara debatit ministror në Këshillin për punët e përgjithshme të planifikuar për me 19 nëntor. “Ballkani Perëndimor është një përparësi për KE dhe bashkëpunimi ynë do të duhet të thellohet në mënyrë që të jetë në përputhje me interesat në rritje të përbashkët të qytetarëve evropianë dhe vendeve kandidate,” tha zëdhënësja e Komisionit, Mina Andreeva. Andreeva thekson se Komisionerët e BE-së kanë rënë dakord që, në përputhje me angazhimin e tyre të fortë për rajonin, ata duhet të jenë më shumë në terren dhe të angazhohen për të punuar me partnerët e Ballkanit Perëndimor.

SHARE