Lajmërohen qytetarët nga territori i Komunës së Tuzit si dhe palët e interesuara se investuesi RED COMMERCE Sh.p.k. ka dorëzuar Kërkesën për vendimmarrjen mbi nevojën e vlerësimit të ndikimit në mjedisin jetësor numër 7291 prej më 01.11.2019, lidhur me Projektin teknologjik të repartit për përpunimin e frutave dhe perimeve. Në bazë të kësaj kërkese Sekretariati për bujqësi dhe zhvillim rural organizon shqyrtim publik për elaboratin nesër me 12.11.2019 duke filluar në orën 10:00.