Komiteti Teknik i Ekspertëve i Shqipërisë në një komunikim për mediat ka bërë me dije masat e fundit që do të ndërmerren me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19. Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka bërë me dije se Komiteti Teknik i Ekspertëve propozon mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restoranteve dhe kufizimin...
Sot është zhvilluar takimi i ministrave të jashtëm të procesit të Berlinit. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, theksoi se sot, në mbledhjen virtuale të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve mbështetëse të Procesit të Berlinit, shprehën edhe një herë përkushtimin e Shqipërisë për bashkëpunim rajonal dhe anëtarësim në Bashkimin ...
Numri i personave të infektuar me koronavirus në gjithë botën ka prekur shifrën 50 milionë, prej kur ka nisur pandemia.
Rreth çerek i rasteve të infektimit është raportuar në 30 ditët e fundit.
Muaji tetor ka qenë më i rëndi për shtetet që janë përballur me pandeminë deri më tani.
Vaksina e parë kundër koronavirusit mund t’i parandalojë mbi 90 për qind të njerëzve nga kontraktimi i virusit, tregon një analizë paraprake. Zhvilluesit e vaksinës - kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech - thanë se “kjo është një ditë e madhe për shkencën dhe njerëzimin”. Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në gjashtë vende...
https://www.youtube.com/watch?v=2ZEHCWEbW58&t=283s
https://www.youtube.com/watch?v=M6-aICdAmbM
Lajme
SOT, NË TIRANË U MBAJT MBLEDHJA E ORGANEVE DREJTUESE TË UNIONIT TË BASHKIVE SHQIPTARE NË RAJON
Sot, në Tiranë, u mbajt mbledhja e organeve drejtuese të Unionit të bashkive shqiptare në rajon, pra mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit Drejtues. Në mbledhjen në të cilën mori pjesë kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ishin të pranishëm edhe kryetarët e komunave dhe bashkive të tjera, antare të unionit. Gjatë këtij takimi u shpalosen eksperiencat në lidhje...
Komuna e Tuzit ka fituar çmimin për administratën publike për Ballkanin Perëndimor për vitin 2020. Western Balkans Public Administration Awards 2020 iniciativat të cilat i ka inicuar ReSPA Regional School of Public Administration dhe OECD/SIGMA. OECD me qellim që të përmirësojë iniciativat e menaxhimit dhe të përkrahin vendosjen e sistemeve të qëndrueshme të administratës lokale në rajonin e Ballkanit Perëndimor Çmimet #westernbalkans janë ndarë për disa fusha që kanë të bëjnë...
Shërbimi i Parlamentit të Malit të Zi ka bërë një rrugë të gjatë deri më tani, por unë jam i bindur se ai ka potencialin për përparim të mëtejshëm në mënyrë që t'i përgjigjet ritmit të vazhdueshëm të ndryshimeve dhe sfidave që janë vendosur para tij, tha kreu i parlamentit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq. Me...
Për Bashkimin Evropian (BE) është shumë e rëndësishme që Qeveria e Malit të Zi të përdorë muajt e ardhshëm për të përshpejtuar proceset politike dhe reformat, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero Hernandez. Komisioni thekson se ata janë duke pritur të bashkëpunojnë me qeverinë e re malazeze "e cila do të jetë në gjendje të zbatojë reformat e lidhura me BE". "Mali i Zi është në një fazë të përparuar në procesin e pranimit në BE dhe do të ishte shumë e rëndësishme për ne...





