Siç është shpjeguar nga Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, në këtë rast, procedura anulohet deri në paraqitjen e dokumentacionit të plotë, gjegjësisht. në periudhë deri në 90 ditë. "Duke pasur parasysh faktin se ka pasur një ngërç në kadastër për shkak të numrit të madh të kërkesave për verifikim të studimit dhe kërkesave për regjistrimin e objekteve, për...
Ministria e Shëndetësisë së MZ, Radio Televizioni i Malit të Zi dhe Kompania "Cerovo", nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit, i cili parasheh realizimin e projektit "Për institucionet më të bukura shëndetësore". Qëllimi i bashkëpunimit është që nëpërmjet realizimit të aktiviteteve të përbashkëta të krijohen kushte cilësore për punë dhe ofrim të shërbimeve në institucionet shëndetësore. "Realizimi i projektit do të fillojë...
Gjykata e Lartë në Podgoricë konfirmoi aktakuzën kundër ish kryetarit të Komunës së Tivarit, Zharko Paviqeviq, i cili ishte akuzuar se ka abuzuar me pozitën e tij zyrtare në vitin 2011, gjatë ndërtimit të hapësiravr banesore dhe të bizneseve, duke dëmtuar arkën e Postës më vlerë prej 2.25 milionë euro. Siç shkruan gazeta “Pobjeda”, përpos Paviqeviq, të akuzuar janë edhe...
Në seancën e sotme, Qeveria e MZ, miratoi rebalancin e buxhetit dhe u vendos që akciza mbi produktet e duhanit të zvogëlohen, kështu që çmimet e paketave të cigareve do të jenë mesatarisht 20 deri në 30 cent më të ulta. "Taksat e akcizës për produktet e duhanit kthehen në nivelin e dhjetorit të vitit 2017," u publikua në llogarinë...
Epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në Jug të Oçiniqit, konkretisht në zonën e Cetinës. Nga Departamenti i Sizmiologjisë së Mal të Zi, kumtuan se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.5 dhe me thellësi prej 18 km. Le të rikujtojmë se dje, Sektori Malazez për Sizmologji i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji regjistroi në orën 11 dhe 1 minutë një...
Nesër mbahet seance e VIII e veçantë e Kuvendit të Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, në të cilën është propozuar të trajtohet dhe shqyrtohet vetëm një pike e rendit të ditës,  e cila ka të bëjë me zgjedhje dhe emërime. Këtë seancë e ka thirr Kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj, në bazë të...
Kuvendi i Malit të Zi, shkarkoi Irena Radoviq, nga posti i zëvendësguvernatores së Bankës Qendrore të MZ dhe Vanja Qalloviq-Markoviq nga pozita e anëtares së Këshillit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit të MZ. Për propozim të shkarkimit të Radoviq votuan 42 deputetë, kurse një deputet votoi kundër. Kurse për votimin e Qalloviq-Markoviq, votuan 39 deputetë, ndërsa katër deputetë ishin kundër...
Çelësi i stabilitetit rajonal dhe i paqes afatgjatë në Ballkanin Perëndimor është në integrimin euroatlantik, ndërsa pranimi i vendeve të rajonit në Aleancë është garancia më e mirë e paqes dhe stabilitetit në atë pjesë të Evropës,vlerësoi ministri turk i mbrojtjes Nuretin Canikli. Canikli, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Malin e Zi, bisedoi sot me Ministrin e...
Komisioni Administrativ kërkoi nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit që të japë informata konkrete nëse anëtarja e Këshillit të RTMZ-së, Dragana Tripkoviq, në ndërkohë, ka dërguar raportet mbi të ardhurat e pasurisë për vitin 2017. Të njëjtat kërkesa janë drejtuar edhe  për anëtarët e Këshillit Vlladimir Paviqeviq, Perko Vukotiq dhe Mima Drashkoviq. "Komisioni Administrativ në praktikën e mëparshme kur është fjala...
Drejtori gjeneral në Drejtorinë për përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të popujve pakicë dhe komuniteteve tjera nacionale të pakicave në Qeverinë e MZ,  Leon Gjokaj, deklaroi në Kuvendin e MZ,  se përparimet në të gjitha fushat janë të dukshme kur bëhet fjalë për integrimin e pakicave dhe komuniteteve të tjera kombëtare në shoqëri. Në Raportin mbi zhvillimin dhe mbrojtjen...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME