Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Boban Mugosha tha se nga 31 mostrat e analizuara, nuk ka raste të reja të konfirmuara të infeksionit të virusit korona sot.
Nga mostrat e analizuara, shtatë u morën në Qendrën Shëndetësore në Spitalin në Berane. Në Mal të Zi, 34 persona aktualisht janë shtruar në spital...
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndarë 300,000 dollarë ndihmë për të lehtësuar përhapjen e epidemisë COVID-19 në Mal të Zi. Shtetet e Bashkuara, përmes Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), ofrojnë këtë mbështetje shumë të nevojshme dhe funksionojnë në koordinim me Qeverinë e Malit të Zi, partnerë humanitarë ndërkombëtarë dhe aktorë të tjerë për të...
Edhe 4 persona konfirmohen me koronavirus në Mal të Zi, theksuan nga Instituti i Shëndetit Publik. Numri i përgjithshëm i të infektuarve rritet në 294 persona, të gjithë të infektuarit nga mëngjesi i ditës së sotme janë nga Podgorica. Shefi i Shtabit Mjekësor I Krizave, Ranko Lazoviq, ka thënë se në Qëndren Klinike të Malit të Zi...
Nga Elektroekonomia e Malit të Zi njoftuan se gjatë marsit të këtij viti u shpenzua dhjetë për qind më shumë energji elektrike se në të njëjtin muaj vitin e kaluar. Fatura mesatare e energjisë elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi (nëse përjashtohen vendet e palexuara në objektet të cilët nuk janë vazhdimisht të banuara)...
Qendra Klinike e Malit të Zi, nga e marta vë në funksion falas Qendrën e Thirrjeve 1622, të destinuar për pacientët me sëmundje kronike. Duke thirrur numrin pa pagesë 1622 të siguruar nga M-tel, pacientët me sëmundje kronike mund të konsultohen me mjekë nga këto degë të mjekësisë: endokrinologji, gastroenterologji, hematologji, reumatologji, urologji, neurologji, otolaringologji (ORL), okulistologji...
Lajme
NIMANBEGU: PUNËTORËT DUHEN TË MBROHEN DHE TI SIGUROHEN VENDET E PUNËS ME ANË TË SUBVENCIONEVE NË RROGA
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu, deklaroi se punëtorët duhen të mbrohen dhe ti sigurohen vendet e punës me anë të subvencioneve ne rroga.
Në postimin e plotë të Nimanbegut në faqen zyrtare të tij në Facebook thuhet:
Prezantimit të masave që Qeveria planifikon të ndermarr për...
Shteti ka treguar që është i gatshëm të përgjigjet në luftën kundër koronavirusit në kohën e duhur, kompetente dhe efikase, tha Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, në Programin e mëngjesit të RTMZ.
Përshkrimi më i përshtatshëm i asaj që kemi marrë pjesë në muajin e kaluar është përgjegjësia, tha Gjukanoviq.
https://www.youtube.com/watch?v=Kt2QAxrRXeY
Masat në Komunën e Tuzit respektohen plotësisht, pasi edhe më të rreptat janë respektuar për 21 ditë, theksoi Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeoshaj në RTMZ. Ai theksoi se në 7 deri në 10 ditët e ardhshme, të gjithë ata që janë të infektuar nga Tuzi pritnen të jenë negativ ndaj koronavirusit.
Në Mal të Zi janë regjistruar sot edhe 2 persona të infektuar me koronavirusdhe të dy këto raste janë në Komunën e Ulqinit. Në këtë mënyrë numri ipërgjithshëm i të infektuarve në Mal të Zi ka shkuar në 290.
Nga Instituti i Shëndetit Publik mësohet se prej mbrëmë janë analizuar 86 raste.










