EEMZ: NË MARS U SHPENZUA MË SHUMË ENERGJI ELEKTRIKE, FATURA MESATARE 36,36 EURO

Nga Elektroekonomia e Malit të Zi njoftuan se gjatë marsit të këtij viti u shpenzua dhjetë për qind më shumë energji elektrike se në të njëjtin muaj vitin e kaluar. Fatura mesatare e energjisë elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi (nëse përjashtohen vendet e palexuara në objektet të cilët nuk janë vazhdimisht të banuara) është 36,4 euro. Sipas njoftimit, faturat e marsit zbritjen për paguesit e rregullt do të marrin 50 përqind të familjeve në Mal të Zi, ose 179.280 konsumatorë. Gjatë Pashkëve ortodokse pikat e pagesës pranë Elektroekonomisë së Malit të Zi nuk do të punojnë të premten me 17 dhe të hënën me 20 prill. Siç thuhet, konsumatorët do të kenë në dispozicion shërbimet e automatit folës të Call center, në numrin falas 19100, ndërsa të gjitha informatat mund të fitohen edhe në faqen zyrtare në Facebook, si dhe ueb portalin www.epcg.com.

SHARE