NUK KA RASTE TË REJA TË INFEKSIONIT COVID19 NË MAL TË ZI

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Boban Mugosha tha se nga 31 mostrat e analizuara, nuk ka raste të reja të konfirmuara të infeksionit të virusit korona sot.

Nga mostrat e analizuara, shtatë u morën në Qendrën Shëndetësore në Spitalin në Berane. Në Mal të Zi, 34 persona aktualisht janë shtruar në spital për trajtimin e virusit aktual, dy prej të cilëve janë bashkangjitur në respirator.

“Cilado që të merren masat nga autoritetet kompetente, ndodh përsëri që një numër i caktuar i qytetarëve nuk duan t’iu binden rregullave. Atëherë ndodh që të rritet numri i të infektuarve. Ne shtrojmë pyetjen: A duhet të prezantojmë masa të reja për ata që nuk respektojnë? Ekziston një rregull dhe sjellje e thjeshtë dhe nëse të gjithë i binden asaj, nuk do të ketë infeksion, “tha Mugosha në një konferencë për shtyp të TKK. 

“Unë lus dhe kërkoj – që masat të respektohen për hir të jetës dhe shëndetit”, tha Mugosha.

Ndihmësdrejtori i Qendrës Klinike të Malit të Zi Nemanja Radojeviq, tha se 34 aktualisht janë shtruar në spitale në Mal të Zi, 17 prej të cilëve janë në QKMZ.

Radojeviq prezantoi shërbimin e ri të Thirrjeve të QKMZ në konferencë.

Pacienti nga Plava i cili shërohej nga koronavirusi në spitalin e përgjithshëm në Beranë ka vdekur sot në mëngjes. Fatkeqësisht, i infektuari nga Plava, i cili prej disa ditësh ishte i shtrirë në spital, ndërroi jetë ditën e sotme. Ai përveç infektimit me Covid 19 vuante edhe nga diabeti.

Ky është personi i pestë i cili vdes nga koronavirusi në Mal të Zi. 

Në Mal të Zi janë regjistruar mbrëmë 6 raste të reka nga Ulqini duke bërë që dita e djeshme  të jetë më e rënda me plot 8 të infektuar brenda një dite.

Në Mal të Zi, 303 njerëz janë infektuar me virusin korona, 55 prej të cilëve janë shëruar.

SHARE