Lajme
SOT, NË TIRANË U MBAJT MBLEDHJA E ORGANEVE DREJTUESE TË UNIONIT TË BASHKIVE SHQIPTARE NË RAJON
0
Sot, në Tiranë, u mbajt mbledhja e organeve drejtuese të Unionit të bashkive shqiptare në rajon, pra mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme dhe Këshillit Drejtues. Në mbledhjen në të cilën mori pjesë kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ishin të pranishëm edhe kryetarët e komunave dhe bashkive të tjera, antare të unionit. Gjatë këtij takimi u shpalosen eksperiencat në lidhje...
Komuna e Tuzit ka fituar çmimin për administratën publike për Ballkanin Perëndimor për vitin 2020. Western Balkans Public Administration Awards 2020 iniciativat të cilat i ka inicuar ReSPA Regional School of Public Administration dhe OECD/SIGMA. OECD me qellim që të përmirësojë iniciativat e menaxhimit dhe të përkrahin vendosjen e sistemeve të qëndrueshme të administratës lokale në rajonin e Ballkanit Perëndimor Çmimet #westernbalkans janë ndarë për disa fusha që kanë të bëjnë...
Shërbimi i Parlamentit të Malit të Zi ka bërë një rrugë të gjatë deri më tani, por unë jam i bindur se ai ka potencialin për përparim të mëtejshëm në mënyrë që t'i përgjigjet ritmit të vazhdueshëm të ndryshimeve dhe sfidave që janë vendosur para tij, tha kreu i parlamentit të Malit të Zi, Alleksa Beçiq. Me...
Për Bashkimin Evropian (BE) është shumë e rëndësishme që Qeveria e Malit të Zi të përdorë muajt e ardhshëm për të përshpejtuar proceset politike dhe reformat, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero Hernandez. Komisioni thekson se ata janë duke pritur të bashkëpunojnë me qeverinë e re malazeze "e cila do të jetë në gjendje të zbatojë reformat e lidhura me BE". "Mali i Zi është në një fazë të përparuar në procesin e pranimit në BE dhe do të ishte shumë e rëndësishme për ne...
Situata epidemiologjike në Podgoricë, si dhe në tërë Malin e Zi, është jashtëzakonisht e pafavorshme, theksuan nga Instituti i Shëndetit Publik. Për shkak të përkeqësimit të pamjes epidemiologjike në kryeqytet, nga nesër masa më të rrepta. Objektet hotelierike janë duke u mbyllur, dhe vizitat në shtëpi janë të ndaluara. Masat do të zbatohen për 14 ditët e...
Hotelierët nga disa qytete malazeze mbajtën një protestë në Sheshin e Pavarësisë në Podgoricë, të pakënaqur me vendimin e Trupit Koordinues Kombëtar për të mbyllur kafenetë dhe restorantet në Podgoricë, Tivat, Budva dhe Kotorr nga nesër. Ata i dërguan një kërkesë Trupit Koordinues Kombëtar duke kërkuar që ata të lejohen të punojnë deri në mesnatë ose që të gjitha aktivitetet e shërbimit të ndalohen, përveç atyre të nevojshme për të përmbushur nevojat themelore të jetesës. Nëse Trupi Koordinues Kombëtar nuk pranon njërën nga këto dy kërkesa, ata thonë se do të detyrohen të mos u përmbahen masave të përcaktuara. Hotelierët thanë se bien dakord për të gjitha masat, por jo për faktin se vetëm objektet e tyre do të mbyllen.
Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 1634 mostrave për koronavirus të ri, midis të cilave janë regjistruar gjithsej 682 raste të reja pozitive të infeksionit SARS-CoV-2. Numri më i lartë i rasteve janë regjistruar në Podgoricë, 248. Që nga rezultatet e djeshme, dy vdekje janë raportuar në Institut. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin COVID-19...
Mali i Zi do të shënoj nesër 114 vjetorin prej futjes së parlamentarizmit në këtë vend, kur në vitin 1906 në Cetinë është konstituuar Kuvendi popullor. Ky solemnitet është dashtë të mbahet me 30 tetor, mirëpo, është shtyrë për shkak të vdekjes së Mitropolitit malazez bregdetarë Amfillohije. Solemniteti i sivjetëm i është kushtuar shërbimit profesionist të Parlamentit të Malit të Zi dhe...
Situata epidemiologjike në Malin e Zi është jashtëzakonisht e komplikuar dhe e vështirë, tha Dr. Milko Joksimoviq nga Instituti i Shëndetit Publik për Radio Malin e Zi. "Shifrat nga fillimi i kësaj jave janë vërtet të pabesueshme," tha Joksimoviq. Nuk ka indikacione se situata do të përmirësohet, kështu që mund të presim një rritje të numrit të personave të infektuar në ditët...
Në rajon më së tepërmi të sëmurë nga Covid 19 në 100 mijë banorë janë të regjistruar në Slloveni, në vendin e dytë është Mali i Zi kurse në të tretin BH. Në Slloveni janë të regjistruar 1167 të sëmurë aktiv në 100 mijë banorë, në Mal të Zi 895, kurse në BH 708. Në Maqedoninë Veriore...









