NESËR DO TË SHËNOHET DITA E PARLAMENTARIZMIT

Mali i Zi do të shënoj nesër 114 vjetorin prej futjes së parlamentarizmit në këtë vend, kur në vitin 1906 në Cetinë është konstituuar Kuvendi popullor. Ky solemnitet është dashtë të mbahet me 30 tetor, mirëpo, është shtyrë për shkak të vdekjes së Mitropolitit malazez bregdetarë Amfillohije. Solemniteti i sivjetëm i është kushtuar shërbimit profesionist të Parlamentit të Malit të Zi dhe të punësuarëve në trupat më të rëndësishëm ligjëdhënës në shtet. Kryetari i parlamentit Aleksa Beçiq do të flas në këtë solemnitet në Platonë para ndërtesës së Kuvendit dhe do të organizohet ekspozita e fotografive. “Nga foto arkivi parlamentarë”. Dita e parlamentarizmit në Mal të Zi kremtohet me 31 tetor, në ditën kur në vitin 1906 në Cetinë është konstituuar Kuvendi i parë popullor në Mal të Zi. 

SHARE