Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, kanë përfunduar analizën e 1372 mostrave për koronavirus të ri, ndër të cilët janë regjistruar gjithsej 546 raste të reja pozitive të infeksionit SARS-CoV-2. Që nga rezultatet e djeshme, 7 vdekje në lidhje me COVID19 janë raportuar në pacientë nga Berane (3), Tivat, Nikshiq, Bijello Pole dhe Podgorica. Në 24 orët e fundit, është raportuar...
Sot është dita më e vështirë në Podgoricë që nga fillimi i epidemisë, 3280 njerëz aktualisht janë duke u trajtuar në shtëpi dhe e gjitha është servisuar nga Qendra Shëndetësore e Podgoricës, tha drejtori i Qendrës Shëndetësore Podgorica, Nebojsha Kavariq, në një deklaratë për Antena M. "Situata epidemiologjike është padyshim më e vështira deri më tani. Kujdesi parësor shëndetësor është veçanërisht i...
Me iniciativën e Dhomës së Tregtisë të Malit të Zi, nesër do të mbahet një takim me Kryeministrin aktual të Malit të Zi, Dushko Markoviq mbi mundësitë e gjetjes së një zgjidhjeje për kërkesat e hotelierëve në lidhje me punën e restoranteve dhe kafeneve në kohën e pandemisë Covid-19. Kjo u njoftua pas takimit të Kryetarit të...
Mali i Zi, me qëllim të zbutjes së ndikimit të krizës tek banorët dhe ekonomia dhe me qëllim që të përparojë në rrugën drejtë BE duhet të krijojë një përkrahje të gjerë politike dhe shoqërore për reformat e domosdoshme në lëmitë kryesore , pa marrë para sysh linjat partiake dhe dallimet e tjera. Këtë për gazetën ,,DAN,, e ka...
Sipas të dhënave nga Byroja e Punësimit, në fund të tetorit, kishte 44.81 mijë persona tëpapunë në Malin e Zi, që është 3.3 përqind më shumë se në muajin shtator. Shkalla e papunësisë, sipas raportit mujor të Byrosë së Punësimit, u rrit nga 18.7 përqind në 19.31 përqind. Shkalla më e lartë, 32.7 përqind, u regjistrua në korrik të vitit 2000, ndërsa më ulta ishte në gusht të vitit 2009, 10.1 përqind. Që nga fillimi i vitit, Byroja ka regjistruar 11.39 mijë punonjës të rinj. Që nga fillimi i vitit, janë shpallur 19.94 mijë vende të lira pune.
https://www.youtube.com/watch?v=M_wt3kId6dk
Fakti që nuk ka përfaqësues të pakicave kombëtare në qeveri të propozuar nga mandatari për kryeministër Zdravko Krivokapiq do të çojë në polarizim të mëtejshëm të shoqërisë dhe pakicat do të ndjejnë distancë më të madhe ndaj një qeverie të tillë, tha për gazetën "Pobjeda" një nga drejtuesit të Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu. “Kjo do të çojë...
Largimi i qytetarëve nga qytete dhe komuna ku zbatohen masa kufizuese për komunat përreth për argëtime, megjithëse nuk është i ndaluar, është epidemiologjikisht shumë mosmirënjohës dhe jashtëzakonisht i padrejtë. ISHP-ja sigurisht nuk e mirëpret këtë praktikë të qytetarëve tanë, sepse është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me atë që ka qenë qëllimi i gjithë këtyre muajve - për të parandaluar transmetimin lokal dhe për të vendosur epideminë nën kontroll. Nëse vazhdon mosrespektimi i masave, përkeqësimi, për fat të keq, mund të shkojë në drejtim të ndalimit të...
Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën PCR të 966 mostrav për koronavirusin e ri, midis të cilëve janë regjistruar 357 raste të reja pozitive të infeksionit SARS CoV2. Poashtu, në 1,105 teste të bëra shpejtë, u regjistruan 446 raste pozitive, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Boban Mugosha. Në Institut janë raportuar pesë vdekje në lidhje me Covid19. Në 24 orët e fundit, sipas ISHPsë, është raportuar shërimi në 196 pacientë. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara, si dhe numrin e të rikuperuarve në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve aktive COVID19 aktualisht në Mal të Zi është 7177, ndërsa në Komunën e Tuzit 2.
Përgatitjet për rinovimin e ambienteve të Qendrës për Diagnostifikimin Klinik dhe Laboratorik kanë filluar në Qendrën Klinike të Malit të Zi, kështu që pritja ambulatore e pacientëve për analiza laboratorike organizohet në sallën e Shkollës së vjetër të Mjekësisë, njoftoi QKMZ. Të rikujtojmë se për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vend të shkaktuar nga virusi COVID-19,...









