ISHP: I MUNDSHËM NDALIMI I QARKULLIMIT MES KOMUNAVE

Largimi i qytetarëve nga qytete dhe komuna ku zbatohen masa kufizuese për komunat përreth për argëtime, megjithëse nuk është i ndaluar, është epidemiologjikisht shumë mosmirënjohës dhe jashtëzakonisht i padrejtë.  ISHP-ja sigurisht nuk e mirëpret këtë praktikë të qytetarëve tanë, sepse është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me atë që ka qenë qëllimi i gjithë këtyre muajve – për të parandaluar transmetimin lokal dhe për të vendosur epideminë nën kontroll.  Nëse vazhdon mosrespektimi i masave, përkeqësimi, për fat të keq, mund të shkojë në drejtim të ndalimit të largimit nga vendbanimi përveç për qëllime zyrtare ose në rast nevoje urgjente shëndetësore, theksuan nga Instituti i Shëndetit Publik për gazetën “Pobjeda”. Gjatë fundjavës, shumë banorë të Podgoricës vendosën të pinë kafe në një komunë tjetër, duke marrë parasysh që ndalimi i funksionimit të objekteve hotelierike hyri në fuqi për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, ndër të tjera, në kryeqytet. Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, deklaroi dje në Facebook se njerëzit nga Podgorica erdhën në Tuz pas shtrëngimit të masave nga ISHP. Poashtu Kryetarja e Komunës së Danillovgradit, Zorica Kovaçeviq, tha në programin e mëngjesit të Televizioniz të Malit të Zi se kishin shumë mysafirë nga Podgorica gjatë fundjavës. “Çdo “shmangie” dhe mosrespektim i masave dëmton shoqërinë në tërësi, jo vetëm individin,” theksuan nga Instituti i Shëndetit Publik. Kur u pyetën nëse po shqyrtonin propozimin e ndalimit të trafikut ndër komuna nga ky institucion, ata thanë se do  të  merret  në  konsideratë  nëse vazhdon  mosrespektimi i masave. 

SHARE