POPA: TË KRIJOHET PËRKRAHJE E GJERË POLITIKE DHE SHOQËRORE

Mali i Zi, me qëllim të zbutjes së ndikimit të krizës tek banorët dhe ekonomia dhe me qëllim që të përparojë në rrugën drejtë BE duhet të krijojë një përkrahje të gjerë politike dhe shoqërore për reformat e domosdoshme në lëmitë kryesore , pa marrë para sysh linjat partiake dhe dallimet e tjera. Këtë për gazetën ,,DAN,, e ka vlerësuar shefja e delegacionit të BE në Mal të Zi Oana Kristina Popa. Ajo ka shtuar se rezultati i zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 30 gusht është pasqyrë e vullnetit zgjedhor të qytetarëve të Malit të Zi. Sipas fjalëve të saj, BE përkrah fuqishëm dhe ndan aspiratat e shumicës të banorëve të Malit të Zi, të cilët dëshirojnë që ky shtet të bëhet anëtarë fuqiplotë i familjes evropiane. “E inkurajojmë shumicën e re parlamentare si dhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë relevant shoqërorë dhe politikë që të punojnë së bashku dhe përkushtimin e deklaruar publikisht drejt integrimeve evropiane ta përdorin për reformat e domosdoshme,” ka theksuar Popa. Ajo ka shtuar se Mali i Zi tanimë ka bë progres të mirë në rrugën e vetë drejtë Bashkimit Evropian.  

SHARE