Bashkimi Evropian (BE) po monitoron situatën politike në Mal të Zi dhe u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë që të punojnë për uljen e tensioneve, tha kryetarja e delegacionit të Bashkimit Evropian (BE) në Podgoricë, Oana Kristina Popa. Pas prezantimit të hulumtimit për qëndrimet e qytetarëve malazezë për integrimet evropiane, Popa tha se qytetarët e kanë...
Mbi 80 për qind e qytetarëve të Malit të Zi do ta mbështesnin në referendum hyrjen e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE), u bë e ditur në prezantimin e rezultateve të hulumtimit “Qëndrimi i qytetarëve për integrimin evropian dhe procesin e anëtarësimit në BE”. Sondazhi, i paraqitur nga Delegacioni i BE-së në Podgoricë, tregoi se...
Në 24 orët e fundit në Mal të Zi, nëntë persona kanë vdekur nga pasojat e koronavirusit dhe janë regjistruar 1.212 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Nëntë persona vdiqën nga këto komuna: Plevla (5), Podgorica (1), Nikshiqi (1), Mojkovci (1) dhe Berane (1). Sipas ISHP-së, 1.692 persona janë shëruar. Duke marrë...
Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria për Punë Inspektuese dhe Drejtoria e Policisë edhe këtë javë, nga e premtja deri të dielën mbrëma, do të ndërmarr aksionin e kontrollit të respektimit të masave epidemiologjike në të gjithë qytetet në Mal të Zi, me fokus të veçantë në qendrat dimërore turistike, njoftohet nga Ministria e Shëndetësisë. “Kontrollet në terren do...
https://www.youtube.com/watch?v=87TVen9ADx0
Qeveria e Malit të Zi ka paraqitur kërkesë për shkurtimin e mandatit të Kuvendit të Malit të Zi. Në kërkesën dërguar kryetarit të Kuvendit, Qeveria ka thënë se duhet të paraqesë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për 4 shkurt të këtij viti. “Pas qëllimit të shprehur qartë të URA-s, PDS-së dhe satelitëve të saj për...
Këto ditë, kur e lexoni fjalën “tradhti”, të dini që është një mbrojtje konvulsive e kolltukut, ka shkruar kreu i Alternativës Shqiptare dhe kryetari i komunës se Tuzit Nik Gjeloshaj në Facebook. „Fatkeqësisht, shohim se disa do t'i mbronin me çdo kusht kolltukët dhe do t'i bënin thirrje popullit në trazira, pa fund,“ thekson Gjeloshaj. Gjeloshaj tha...
Deputetët e koalicionit „E zeza në të bardhë“ dhe të opozitës kërkuan nga kryetari i Kuvendit, Alleksa Beçiq që më 4 shkurt të caktojë seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të votohet mosbesimi i Qeverisë. Kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit është nënshkruar nga 31 deputetë. Në të njëjtën seancë, siç thanë ata,...
Kabineti i kryeministrit Zdravko Krivokapiq i ka bërë thirrje koalicionit „E zeza në të bardhë“ që t'ua kthejë mandatin qytetarëve, e më pas, siç thonë ata, të konsultohen me qytetarët në zgjedhje. Kabineti i Krivokapiqit bëri të ditur situatën aktuale politike, duke thënë se kulla e të pavërtetave, e cila ishte baza e ndërtimit të qeverisë së...
Në 24 orët e fundit në Mal të Zi tre persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit dhe janë regjistruar 1.548 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). ISHP njoftoi se laboratorët e tyre publikë e privatë që merren me diagnostikimin e infeksionit kanë përfunduar dje analizat dhe kanë dorëzuar rezultatet për...









