Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusit, kurse janë regjistruar 111 raste të reja pozitive në 1.382 mostra të analizuara. Ndërkohë, siç është kumtuar nga Instituti i Shëndetit Publik, janë shëruar 73 të prekur nga kjo sëmundje. Kurse 719 merren si raste aktive me virus. 
Organizatorët e protestave kundër rritjes së çmimive i kanë cilësuar si të pamjaftueshme masat e qeverisë për përballimin e krizës. Një ditë para protestës së radhës ata kanë prezantuar kërkesat që lidhen me heqjen e taksës së qarkullimit dhe pezullimin e TVSH-së për produktet bazë të shportës. Si afat të fundit për plotësimin e tyre kanë lënë...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) ka miratuar dhe shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të pjesshme lokale në Shqipëri. Sipas vendimeve të Komisionit Rregullator pranë KQZ-së, partia në pushtet, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS), ka fituar në 5 bashki, ndërsa koalicioni “Shtëpia e Lirisë” i përbërë nga dy parti opozitare ka fituar një bashki.Kandidatët e PS-së...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur këtë të premte Kancelarin i Austrisë Karl Nehammer. Pas takimit, në një konferencë për mediet, Kurti tha se i ka kërkuar kancelarit mbështetje për anëtarësimin e Kosovën në BE dhe për liberalizimin e vizave. Nehammer tha se për Austrinë, Ballkani Perëndimor është një pikë gjeostrategjike dhe për këtë nevojitet që...
Garda Kufitare e Polonisë ka thënë se numri i refugjatëve që kanë hyrë në këtë shtet nga Ukraina - prej nisjes së pushtimit rus - ka kaluar shifrën dy milionë. Ky numër është më i madh sesa popullsia e kryeqytetit polak, Varshavës. Garda Kufitare ka thënë përmes një postimi në Twitter të premten se numri i refugjatëve...
Polonia do të paraqesë një propozim për misione paqeruajtëse dhe humanitare në Ukrainë në samitin e radhës së NATO-s, tha kryeministri polak Mateusz Moraviecki të premten. Ideja e një misioni të tillë u prezantua fillimisht nga Jaroslav Kazinski, lideri i partisë në pushtet në poloni dhe zëvendëskryeministër i ngarkuar për cështjet e sigurisë, gjatë vizitës në Kiev...
Çmimet e larta të naftës pritet të ndikojnë në shtrenjtimin e biletave për udhëtimet me aeroplanë, sipas shefit të kompanisë Delta, Ed Bastian. Ai ka thënë për transmetuesin britanik BBC, se ndikimi përfundimtar “varet nga çmimet e kerozinës”. Çmimet e karburanteve kanë arritur në nivelin më të lartë në 14 vjetët e fundit, si pasojë e pushtimit...
Qeveria miratoi sot Planin e Ndërhyrjes së Prokurimit, Projektligjin për masat e përkohshme për kufizimin e çmimeve të produkteve me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njeriut dhe masa të tjera të përkohshme ekonomike në përgjigje të krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Ministria e Zhvillimit Ekonomik njoftoi se Qeveria, duke pasur parasysh se ka...
Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA dhe mandatari për përbërjen e qeverisë së pakicës, Dritan Abazoviq, tha se ai pothuajse e ka përfunduar punën e tij dhe se partitë që synojnë ose jo të mbështesin qeverinë për këtë duhet të vendosin në organet e tyre partiake. Abazoviq e tha këtë pas një takimi me përfaqësues të opozitës dhe përfaqësues të partive pakicë. Ai tha se ishte i kënaqur me bisedën...
Seanca e Qeverisë është ndërprerë pas një sherri mes kryeministrit Zdravko Krivokapiq dhe ministrit të Punëve të Jashtme Gjorgje Radulloviq. Siç tha për “Vijesti” një burim i pranishëm në seancë, në atë kohë Qeveria ishte duke diskutuar për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Qeveria zyrtarisht njoftoi se seanca është ndërprerë “për shkak të mosmarrëveshjeve në procedurën e miratimit...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME