https://www.youtube.com/watch?v=MnSudeQLbG4
Ne nuk kemi as dëshirë, as vullnet, as hapësirë për ndonjë bashkëpunim të mundshëm me ata që flasin keq për pakicat, ëndërrojnë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë dhe ëndërrojnë një “botë serbe” në territore të huaja,” ka theksuar për Pobjeda-n deputeti i koalicionit “Bashkë nji za” Fatmir Gjeka. Gjeka vuri në dukje se ka shumë arsye...
Mali i Zi ka një vend në Bashkimin Evropian përkundër vlerësimeve kritike nga Raporti i Progresit, tha për Pobjeda raportuesi i Parlamentit Evropian për Malin e Zi Tonino Piculla, duke vënë në dukje se qeveria nuk ka arritur të ruajë dinamikën e procesit të anëtarësimit deri më tani gjatë vitit të kaluar. Pas publikimit të Raportit të...
Çmimet e karburanteve në Mal të Zi do të jenë tre dhe katër cent më të shtrenjta nga mesnata. Dizeli do të rritet me 0,04 cent për litër, Eurosuper 95 për tre cent dhe Eurosuper 98 katër cent për litër. Kjo do të thotë se nafta do të kushtojë 1.34 euro për litër për dy javët e...
Përfaqësuesja e nënave me tre e më shumë fëmijë, Zhelka Savkoviq, tha se as që mund të ëndërronte se do të duhet të mblidheshin sërish para Kuvendit të Malit të Zi, duke kërkuar që t'u kthehen të drejtat e tyre. Rosanda Pekoviq, anëtare e bordit koordinues të ish-përfituesve të kompensimeve, tha se as kjo qeveri e cila...
Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 370 raste të reja me Covid-19, dhe 6 viktima nga kjo sëmundje, nga mosha 61 deri në atë 90 vjeçare. Gjatë kësaj kohe u shëruan 595 të infektuar. Numri total i rasteve aktive është 4012, nga të cilët 23 në komunën e Tuzit.
Në Mal të Zi, dozen e parë të vaksinës kundër koronavirusit e morën 55.9 % të popullsisë së rritur ndërsa janë revaksinuar 52.3 për qind. Dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 255.509 persona ose 41.2 për qind dhe të dytën 238.953 ose 38.5 për qind e popullsisë së përgjithshme. Në Mal të Zi, 66 persona...
Rruga jonë drejt Evropës çon përmes Shteteve të Bashkuara, tha ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale Millojko Spajiq pas ditës së parë të vizitës së tij të punës në Shtetet e Bashkuara. “Sapo kam përmbyllur disa takime shumë të rëndësishme në Departamentin e Shtetit dhe Senatin Amerikan, me të cilat mbyllet dita e parë e vizitës sime...
Mali i Zi është një aleat shumë i vlerësuar i NATO-s dhe kontribuon në sigurinë kolektive në një sërë mënyrash, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg. Kur u pyet nga TVMZ për të komentuar mbi pretendimet se u tha jozyrtarisht gjatë Samitit të NATO-s në qershor se Aleanca nuk duhet të ndajë të gjithë informacionin...
Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) në seancën e planifikuar për të martën, më 26 tetor, do të shkëmbejnë mendime për ngjarjet e fundit në Mal të Zi. Në të njëjtën seancë, deputetët do të flasin për draft raportin për bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor, raportues Lucas...








