Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, gjatë takimit me sekretarin shtetëror të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës Peter Stenlunda, deklaroi se Qeveria e Malit të Zi, është e përkushtuar në ndjekjen e aktiviteteve të reformave. Ai shtoi se MZ, ka për qëllim ta bëjë në mënyrë sa më cilësore përfundimin e procesit të...
Si anëtare e NATO-s, Mali i Zi,  ka mundësi të zgjerojë bashkëpunimin në sferën e ekonomisë, si dhe komunikimin më intensiv politik, tha presidenti I Malit të Zi,  Filip Vujanoviq , gjatë takimit  me ministrin e jashtëm sllovak Ivan Korqoko. Duke marrë parasysh marrëdhëniet shumë të ngushta shtetërore, ai e vlerësoi të nevojshme që së bashku t'i përkushtohen zgjerimit të...
Seanca konstituive e Kuvendit të Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, vazhdon punën nesër. Sipas paralajmërimeve në këtë seancë do të zgjidhet Kryetarit i Kuvendit të Komunës së Tuzit dhe siç mësojmë sipas të gjitha gjasave dhe paralajmërimeve ai do të jetë Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve-Dega e Malësisë, Fadil Kajoshaj, i cili në këtë funksion do...
Në Mal të Zi, nga mesnata, të gjitha llojet e lëndëve djegëse, përveç euro dizelit, do të jenë më të lira nga katër deri në pesë cent,  kumtohet nga Ministria e Ekonomisë së MZ. Çmimet e euro super 95 dhe 98 do të jenë më të ulëta për katër cent dhe do të jenë  1.27 euro, gjegjësisht 1.31 euro. Çmimi i...
Gjermania është shumë e interesuar në ruajtjen dhe zhvillimin e kapaciteteve turistike të pesë parqeve nacionale në Mal të Zi, në të cilat do të vazhdojë të ndihmojë,u kumtua gjatë takimit të  ministrit të zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit të Malit të Zi Pavlle Radulloviq dhe ambasadorit të gjermanisë Gunther Mattern. Në takim u vlerësua se parqet nacionale të Malit...
Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes Qytetare URA, Zoran Mikiq  dhe Zëdhënësi i Partisë Social Demokratike, Mirko Staniq, i bënë thirrje sot Aleksandar Andrija Pejoviq , të jap dorëheqje të parevokueshme nga funksioni i ministrit dhe kryenegociatorit me Bashkimin Evropian, pasi që Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit konfirmoi se ai duke vepruar në mënyrë jo kushtetuese interesin publik e kthej në...
Në zgjedhjet e përsëritura në dy vendvotimet 13 dhe 34 në Shkollën fillore në Darzë dhe Ndërmarrjen Publike Komunale në komunën e Ulqinit, të zhvilluara të dielën, Partia Social Demokratike e Ranko Krivokapiq, fiton 1 këshilltarë ndërsa Partia Demokratike e Socialistëve, e Millo Gjukanoviq, humbë 1 këshilltarë. Në këto dy vendvotime gjithsej ishin të regjistruar 1.243 votues. Zëdhënësi i PSD-së Mirko...
Nesër më 17 shkurt, plotësohen 10 vite që kur Kuvendi i Republikës së Kosovës, shpalli Deklaratën e Pavarësisë në vitin 2008. Në  këtë mbledhje ku morën pjesë 109 deputetë nga gjithsej 120 deputetë, Kuvend i Kosovës shpalli Kosovën shtet të pavarur duke u ndarë përfundimisht nga Sërbia. Në deklaratën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës  thuhej se duke nderuar të gjithë...
Ambasadorët e Shteteve Anëtare të BE-së mbështesin Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të MZ, në zbatimin e projekteve në të ardhmen, veçanërisht ato që lidhen me ruajtjen e mjedisit jetësor. Ministri i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, të MZ, Pavlle Raduloviq, tha sot gjatë mëngjesit të punës me ambasadorët se ky resor qeveritar, kishte marrë jo vetëm materiale...
Shërbimet këshillëdhënëse për Bujqësi dhe Blegtori duhet të kenë informacione të qarta dhe të sakta në lidhje me thirrjen publike të parë  të IPARD për dhënien e ndihmës për investime të pakthyeshme, të cilat do të publikohen në periudhën e ardhshme , pasi që nga ata realizohen kontaktet e para me prodhuesit. Përfaqësuesit e Drejtorisë për Zhvillim Rural dhe të...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME