Foto: predsjednik.me Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, gjatë takimit të Koalicionit Evropian kundër Drogave në Jerevan, theksoi se lufta kundër krimit të organizuar kërkon institucione të forta dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ai vuri në dukje nevojën urgjente për miratimin e një ligji antimafia dhe forcimin e kontrollit të rrjedhave...
Foto: Mediabiro Unioni i Sindikatave të Lira ka paralajmëruar se, nëse brenda 15 ditëve të ardhshme nuk arrihet përparim në negociatat për Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive dhe rritjen e pagave, do të detyrohet të ndërmarrë forma më të ashpra të veprimit sindikal, përfshirë grevë të përgjithshme, bllokada nëpër qytete dhe mosbindje civile.
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Barazia gjinore duhet të jetë pjesë thelbësore e reformave ekonomike, tregut të punës dhe procesit të integrimeve evropiane, sepse pa pjesëmarrjen e plotë të grave nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm, ekonomi më konkurruese dhe shoqëri më të drejtë, u theksua në hapjen...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndjekin nga afër zhvillimet e fundit në Kosovë, ndërsa shprehin shqetësim për vazhdimin e bllokadës politike në vend. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se “bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës”. “Ne po i...
Me qëllim të zgjerimit të pranisë diplomatike dhe fuqizimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar dekretin për themelimin e një misioni të ri konsullor në shtetin e Teksasit në SHBA. Ky mision do të funksionojë në nivel të Konsullatës së Përgjithshme dhe...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbërriti këtë mëngjes në vendin ku do të mbahen punimet samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, (Karen Demirchyan Complex) në Jerevan, Armeni, me pjesëmarrjen e 48 kryetarëve të shteteve dhe qeverive nga i gjithë kontinenti, si dhe për herë të parë me pjesëmarrjen e një vendi jo evropian, Kanadasë.
Në Armeni në nisje të Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian (EPC), Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka mbajtur një deklaratë përpara fillimit të punimeve, duke u ndalur te nevoja për një Europë më të pavarur dhe më të fortë strategjikisht në tre fusha kryesore, energji, mbrojtje dhe zinxhirët e furnizimit.
Shtatë vende anëtare të grupit OPEC+ kanë njoftuar një rregullim të prodhimit prej 188 mijë fuçi nafte në ditë (bpd), duke filluar nga muaji qershor. Arabia Saudite, Rusia, Iraku, Kuvajti, Kazakistani, Algjeria dhe Omani zhvilluan një takim virtual për të shqyrtuar kushtet dhe perspektivën e tregut global. Në kuadër të angazhimit...
Donald Trump njoftoi se duke nisur nga sot, forcat amerikane do të ndihmojnë në nxjerrjen e sigurt të anijeve të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit. Presidenti amerikan e përshkroi këtë si një masë “humanitare” dhe theksoi se Uashingtoni po zhvillon “bisedime pozitive” me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme. Në...
Komisioni Europian, sipas mediave greke, ka vendosur të lehtësojë zbatimin e Sistemit të Ri të Hyrje/Daljeve, EES, me qëllimin të shmangen radhët e gjata të krijuara gjatë kësaj periudhe, duke shtuar presionet në kufijtë europiane. KE-ja duket se do të lejojë shtetet anëtare të aplikojnë fleksibilitet në zbatimin e këtij sistemi, pas problemeve të...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME