KLUBI “BESA” PO MERR PJESË NË KAMPIONATIN E VIII TË HAPUR TË KLUBIT EVROPIAN TË TAEKWONDO-së

Kampionati i 8-të i Hapur i Klubeve Evropiane në Taekwondo, po mbahet nga 21 deri më 25 nëntor në Sallën Crystal të Hotel Westin. Një numër prej 855 pjesëmarrësish janë regjistruar në Kampionatin Evropian të Klubeve, nga të cilët 616 janë konkurrentë në kategoritë e  seniorëve të kadetëve të rinj, kadetëve, juniorëve, dhe seniorëve U21. Poashtu janë regjistruar garues nga 42 shtete nga katër kontinente, gjithsej 153 ekipe, nga të cilat 11 janë ekipe kombëtare dhe 13 olimpistë për Lojërat Olimpike të Tokios 2021. Nga klubi “Besa” po marrin pjesë 6 garues, ku nga ata janë 4 kadetë 1 junior dhe 1 senior. Pjesëmarrësit nga klubi “Besa” janë: Zinedin Beqaj, Axhia Ganjolla, Angjella Berishaj, Lleo Gegaj, Isra Jusufgjokaj dhe Benan Jusufgjokaj. Sot dhe dje muarën pjesë 5 garues, ku nga klubi “Besa” Angjella Berishaj u dekorua me medale të art duke fituar 3 ndeshje me perfaqësuese të Spanjës , Kroacisë dhe Austrisë. Nga sportista të tjerë në këtë pjesëmarrje u dalluan Benan Jusufgjokaj i cili në sekondat e fundit humbi luften kundër francezit dhe mbeti pa medale bronzit dhe poashtu Axhia Ganjolla kundër kroatit ku ishte shumë afër medales së bronzit. Me datën 25 nëntor apo ditën e fundit të kampionatit, radhen e ka kandidati për lojra olimpike, Zinedin Beqaj.

SHARE