Foto: predsjednik.me
Mali i Zi ndodhet përpara një mundësie historike që deri në vitin 2028 të bëhet anëtari i 28-të i Bashkimit Evropian.
Ky do të ishte një mesazh i rëndësishëm për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor se perspektiva evropiane e rajonit është e arritshme, deklaroi presidenti Jakov Millatoviq.
Millatoviq tha se pret që të gjitha kapitujt negociues të mbyllen deri në fund të këtij viti, ndërsa Traktati i Anëtarësimit të nënshkruhet gjatë vitit të ardhshëm.
Ai theksoi se anëtarësimi i Malit të Zi në BE nuk do të ishte sukses vetëm për vendin, por edhe një nxitje për të gjithë rajonin, duke dëshmuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
Gjatë vizitës në Slloveni, Millatoviq falënderoi këtë shtet për mbështetjen e vazhdueshme ndaj integrimit evropian të Malit të Zi, duke i cilësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si miqësore dhe të rëndësishme.
Ai gjithashtu theksoi se synon një Mal të Zi ku puna dhe arsimi do të jenë baza e suksesit, veçanërisht për të rinjtë, e jo lidhjet politike dhe privilegjet.
Në fund, Millatoviq tha se brezi aktual i udhëheqësve politikë ka përgjegjësinë të përmbyllë procesin e integrimit evropian, të nisur nga gjeneratat e mëparshme, dhe t’i sigurojë Malit të Zi vendin që synon në mesin e shteteve anëtare të BE-së.










