SHPORTA KONSUMATORE NË MUAJIN GUSHT KA KUSHTUAR 642 EURO

Vlera e përgjithshme e shportës konsumatore për muajin gusht ka qenë 641.8 euro, ka kumtuar Drejtoria për statistikë ,,MONSTAT,,.

Shpenzimet për artikuj ushqimorë dhe pije joalkoolike kanë qenë 277.4 euro, kurse shpenzimet për artikujt joushqimor dhe shërbimet tjera kanë kushtuar 364.4 euro.

“Vlera e përgjithshme e shportës konsumatore për muajin gusht të këtij viti , krahasuar me një muaj më parë ka shënuar një rritje prej 0.1 përqind”, thuhet në kumtesën e MONSTAST-it.

SHARE