COP31 PËRFUNDON PA MARRËVESHJE PËR LËNDËT DJEGËSE FOSILE DHE KRIZËN KLIMATIKE

Konferenca e OKB-së për Klimën, COP31, e mbajtur në Antalia të Turqisë, ka përfunduar pa marrëveshje për tekstin kryesor, pas dy javësh negociatash mes shteteve pjesëmarrëse.

Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe disa vende të tjera kundërshtuan dokumentin e propozuar, pasi ai nuk përmbante referenca për largimin gradual nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile, si dhe nuk pasqyronte urgjencën e krizës klimatike.

Propozimi, i njohur si “Paketa e Antalias”, parashihte elektrifikimin e ekonomive dhe ndihmë financiare për vendet më të varfra, por nuk përfshinte zotimin për braktisjen graduale të lëndëve djegëse fosile, kërkesë kjo e mbështetur nga më shumë se 130 shtete.

Ministri irlandez i Mjedisit, Darragh O’Brien, në emër të BE-së, kritikoi dokumentin për mungesën e referencave ndaj lëndëve djegëse fosile dhe mospërputhjen me të dhënat shkencore.

Presidenti i konferencës, Murat Kurum, konfirmoi se nuk ishte arritur konsensusi për tekstin kryesor dhe se ai nuk do të miratohej.

Megjithatë, konferenca miratoi disa vendime të tjera, përfshirë masa për një tranzicion të drejtë drejt ekonomisë me emetime më të ulëta.

Negociatat u kritikuan edhe nga organizatat e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e vendeve afrikane, të cilët kërkuan angazhim më të madh financiar dhe politik nga shtetet e pasura.

SHARE