ZELENSKY KONFIRMON SULMIN NË LIBI, UKRAINA FUNDOSI KORVETËN RUSE ME 7 DRONË DETARË

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se Ukraina qëndron pas sulmit me dronë detarë ndaj një anije ushtarake ruse në portin ushtarak të Bengazit, në Libinë lindore.

https://7ef575f47e42de09197589597be98bc2.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Sipas tij, operacioni përfundoi me fundosjen e korvetës ruse, ndërsa u goditën edhe mjete të tjera ushtarake.

Në një reagim të publikuar sot në X, Zelensky bëri të ditur se forcat ukrainase përdorën shtatë dronë detarë të prodhimit vendas për të realizuar sulmin.

Objektiv ishte korveta ruse “Merkury”, një prej anijeve më të reja të flotës detare të Moskës, e cila ishte futur në shërbim në vitin 2023, gjatë luftës në Ukrainë.

“Ne vazhdojmë operacionet tona në ujërat e përcaktuara. Po i përgjigjemi agresionit rus dhe po zhvillojmë armët ukrainase”, deklaroi Zelensky.

Por operacioni nuk u kufizua vetëm te anija ushtarake. Sipas presidentit ukrainas, gjatë sulmit u godit edhe anija ruse e transportit të mallrave MV Angara, për të cilën ai pretendon se përdorej nga Moska për transportimin e armëve. Gjithashtu, u shkatërrua edhe një helikopter ushtarak i tipit Ka-27.

Zelensky falënderoi Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe forcat e tjera të mbrojtjes që morën pjesë në atë që e cilësoi si një operacion shembullor në përgjigje të luftës së Rusisë.

“Objektivat që kishim përcaktuar u arritën”, theksoi ai.

Sipas Associated Press, shpërthime të fuqishme u dëgjuan herët të dielën në bazën detare të Bengazit, ndërsa banorët panë flakë dhe tym që ngriheshin nga zona ushtarake.

Dy zyrtarë ushtarakë libianë thanë për AP se korveta ruse “Merkury” ishte goditur nga dronët detarë ukrainas. Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve libiane, gjashtë dronë ishin drejtuar drejt anijes, katër prej tyre u ndërfprenë, ndërsa dy arritën të godisnin objektivin.

Anija ruse ndodhej në port për furnizim me karburant dhe pajisje, në kuadër të një marrëveshjeje bashkëpunimi me qeverinë që kontrollon Libinë lindore.

Pas sulmit, autoritetet libiane njoftuan nisjen e një hetimi të përbashkët me Rusinë për të zbardhur rrethanat, burimin dhe autorët e goditjes.

SHARE