BEGAJ DEKRETON LIGJIN, SHQIPËRIA ZVOGËLON NUMRIN E BASHKIVE NGA 61 NË 46

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale, i cili parasheh reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Reforma pritet të hyjë në zbatim në zgjedhjet lokale të 9 majit 2027, ndërsa 12 qarqet ekzistuese do të mbeten të pandryshuara.

Sipas ndarjes së re, 33 bashki do të mbeten të paprekura, ndërsa 15 bashki do të humbasin statusin e tyre dhe do të bashkohen me njësi më të mëdha vendore.

Me organizimin e ri, Shqipëria do të ketë 46 bashki, 71 qytete dhe 387 njësi administrative.

Reforma synon përmirësimin e administrimit të territorit, menaxhimin e financave publike, rritjen e kapaciteteve administrative dhe ofrimin më efikas të shërbimeve për qytetarët.

SHARE