TORNADOJA GODET SIÇILINË, SHKAKTON DËME TË MËDHA DHE PLAGOS DISA PERSONA

Një tornado e fuqishme ka goditur zonën bregdetare të Siçilisë, mes Marsalës dhe Petrosinos, duke shkaktuar dëme të mëdha në automjete, ndërtesa dhe toka bujqësore.

Fenomeni u parapri nga formimi i dy vorbullave të rralla të ujit pranë portit të Marsalës, të cilat arritën deri në tokë.

Një shkollë në Terrenove u dëmtua rëndë, ndërsa brenda saj ndodheshin 273 fëmijë.

Sipas drejtorit të shkollës, fëmijët u strehuan në një zonë të sigurt dhe fatmirësisht nuk pati lëndime serioze.

Në Petrosino, një makinë me dy persona brenda u mor nga vorbulla dhe përfundoi në një përrua.

Disa persona, përfshirë fëmijë, u dërguan në spital me prerje dhe gërvishtje.

Guvernatori i Siçilisë, Renato Schifani, i cilësoi pamjet e tornadove si tronditëse dhe bëri të ditur se është në kontakt me shërbimet e mbrojtjes civile për të ndjekur situatën.

SHARE