Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Gjatë takimit, Shiroka-Pula shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, në shërbim të qytetarëve dhe interesave të vendit, njofton zyra për informim e Presidencës.
Bëhet e ditur se Kurti e falënderoi presidenten për gatishmërinë për të marrë këtë përgjegjësi dhe i uroi suksese në detyrë.
Ai shprehu përkushtimin për të bashkëpunuar me presidenten në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe në çështjet me rëndësi për Republikën e Kosovës.








