SHBA KËRKON LIRIMIN E REZERVAVE TË NAFTËS, BE KËRKON GARANCI PËR EKSPORTET AMERIKANE

Rritja e çmimeve të karburanteve ka shtuar presionin mbi vendet evropiane, ndërsa qeveritë e Bashkimit Evropian po diskutojnë lirimin e rezervave strategjike të naftës.

Sipas Reuters, Franca ka propozuar që vendet evropiane të nxjerrin në treg rreth 50 milionë fuçi naftë, ndërsa vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë të lirojnë edhe 50 milionë fuçi të tjera.

Nisma vjen pas presionit të administratës amerikane për rritjen e furnizimit dhe uljen e çmimeve, ndërsa Uashingtoni ka paralajmëruar se mund të shqyrtojë kufizimin e eksporteve të naftës së përpunuar nëse Evropa nuk përdor rezervat emergjente. Vendet e BE-së kërkojnë garanci nga SHBA-ja se nuk do të vendosë në mënyrë të njëanshme një ndalim të eksporteve.

Zëdhënësja e BE-së, Anna-Kaisa Itkonen, deklaroi se një ndalim i tillë do të dëmtonte besimin te SHBA-ja si partner.

Ndërkohë, nafta Brent u rrit të enjten me mbi 4 për qind, duke kaluar 102 dollarë për fuçi.

SHARE