ZJARRET GJATË VERËS, BE AKTIVIZON KAPACITETET ME 777 ZJARRFIKËSE, 22 AVIONË DHE 5 HELIKOPTERË

Bashkimi Europian ka aktivizuar kapacitetet më të mëdha ndonjëherë në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, pak para sezonit të verës që shënon rritjen e rrezikut të zjarreve nëpër Europë.

Siç bëhet me dije, paraprakisht në zonat me rrezik të lartë janë dislokuar 777 zjarrfikës nga 14 vende europiane, ndërsa 22 avionë zjarrfikës dhe 5 helikopterë janë në gatishmëri për të mbështetur vendet e prekura.

Qendra Evropiane e Koordinimit të Reagimit ndaj Emergjencave (ERCC) ka njoftuar se do të jetë në monitorim të situatës së zjarreve 24/7 në të gjithë kontinentin përgjatë të gjithë sezonit veror.

SHARE