SHBA DHE IZRAELI SULMOJNË INDUSTRINË E ÇELIKUT NË IRAN, RAPORTOHEN DËME TË MËDHA

Sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kanë goditur industri strategjike të çelikut në Iran, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Ngjarja shënon një tjetër përshkallëzim të konfliktit në rajon.

Sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit kanë goditur komplekse të rëndësishme të çelikut në Iranin qendror dhe jugperëndimor, duke shkaktuar dëme të mëdha në kapacitetet prodhuese.

Sipas mediave iraniane, kompleksi i kompanisë së çelikut Mobarakeh në provincën Isfahan, një nga më të mëdhenjtë në vend, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në njësitë e prodhimit.

Sulmet kanë goditur gjithashtu edhe filialin Sefid Dasht Steel, ku raportohen humbje dhe dëme të mëdha materiale.

Kjo nuk është hera e parë që këto objekte industriale janë shënjestruar, pasi edhe më herët gjatë javës janë goditur uzina të tjera çeliku në Iran.

Industria e çelikut konsiderohet jetike për ekonominë dhe kapacitetet ushtarake të vendit, duke qenë thelbësore për prodhimin e pajisjeve si raketa, dronë dhe anije.

Ndërkohë, Garda Revolucionare iraniane ka reaguar duke kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj objekteve industriale në Bahrein dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat i konsideron të lidhura me ushtrinë amerikane.

SHARE