TRUMP RIKTHEN KRITIKAT PËR UKRAINËN: TA KISHTE PRANUAR UJDINË NË FILLIM TË LUFTËS

Presidenti amerikan, Donald Trump i është rikthyer toneve kritike me Kievin.

Teksa shprehur edhe një herë pakënaqësi me mënyrën sesi se si Ukraina ka menaxhuar konfliktin me Rusinë, kreu i Shtëpisë së Bardhe u shpreh se vendi i përballur prej gati 4 vjetësh me agresionin, humbi një mundësi të artë për të arritur një marrëveshje paqeje në fazat e hershme të luftës.

“Kur isha në zyre dhe fola me ta, u thashë: ‘Ju nuk i keni kartat në dorë.’ Mendoj se ai do të kishte qenë një moment shumë më i mirë për të bërë një marrëveshje. Ukraina mund të kishte shmangur të gjithë përshkallëzimin e këtij konflikti nëse do të kishte vepruar më herët”, u shpreh presidenti Trump.

Trump shtoi se vendimi i Ukrainës për të mos negociuar atëherë, çoi drejt situatës shumë më të vështirë në të cilën gjendet sot.

“Por ata vendosën të mos e bënin një gjë të tillë. Dhe tani, shumë gjëra janë kundër tyre”, tha Trump.

Me këtë koment, Trump iu referua zhvillimeve të fundit në terren, humbjeve territoriale dhe presionit të vazhdueshëm ushtarak me të cilin përballet Ukraina sot. Ndërkohë, planin e paqes së propozuar prej tij deri më tani vetëm Kievi e ka pranuar, ndërsa Moska jo.

SHARE