Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, shprehu keqardhje për moszgjedhjen e dy gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, por theksoi se pret që Kuvendi të zgjidhë këtë çështje sa më shpejt.
Ai tha se Gjykata aktualisht është funksionale dhe ka kvorum, por se vendi humbi një mundësi të rëndësishme.
Spajiq theksoi se procesi është pjesë e demokracisë dhe se është e nevojshme bashkëpunimi me parlamentin.
Gjatë konferencës me media, pas vizitës së kryeministrit të Luksemburgut, Luc Frieden, Spajiq vlerësoi rëndësinë e kësaj vizite, duke e cilësuar Luksemburgun si mentor të mundshëm për rrugën evropiane të Malit të Zi.
Ai deklaroi se vendi ndodhet në “kilometrin e fundit” të integrimit në BE, me synimin që të gjithë kapitujt e negociatave të mbyllen deri në fund të vitit 2026.
Kryeministri njoftoi se në dhjetor në Kuvend do të procedohen mbi 100 ligje, por siguroi se cilësia e tyre nuk do të komprometohet, pasi kanë kaluar debat publik dhe konsultime me Komisionin Evropian.
Kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden, vlerësoi përparimin e Malit të Zi, duke thënë se ndryshimet e viteve të fundit janë të dukshme dhe se vendi nuk duhet të mbetet gjatë në “dhomën e pritjes” të BE-së.
Ai mbështeti synimin që procesi i negociatave të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm dhe theksoi se “Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor”.









