NGA MESNATA, DO TË ULEN ÇMIMET E DERIVATEVE

Foto: Ilustrim

Ministria e Energjisë dhe Minierave ka publikuar çmimet e karburanteve për dy javët e ardhshme, sipas të cilave nga mesnata do të ulen çmimet e eurodizelit dhe vajit të ngrohjes.

Eurodizeli do të ulet me dy cent dhe do të kushtojë 1,38 euro për litër, ndërsa vaji i ngrohjes do të jetë më i lirë për tre cent dhe do të kushtojë 1,27 euro për litër.

Litri i Eurosuper 98 dhe 95 edhe në dy javët e ardhshme do të kushtojë 1,47 dhe 1,43 euro për litër.

Përditësimi i radhës i çmimeve do të bëhet më 15 dhjetor.

SHARE