SPAJIQ: DERI NË FUND TË VITIT DO TË MBYLLIM DISA KAPITUJ NEGOCIUES ME BE-në

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq tha pas takimit me komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, se rrota e reformave po përshpejtohet që objektivat tona ambicioze të realizohen.

“Rrota e reformave po përshpejtohet që objektivat tona ambicioze të realizohen. Mali i Zi nuk kalkulon kur bëhet fjalë për integrimin evropian dhe me të drejtë të plotë presim trajtim të drejtë në raport me atë që është qëllimi i këtij procesi – anëtarësimi i plotë. Për këtë temë patëm një takim shumë konstruktiv me komisioneren për Zgjerim, Marta Kos. Për më pak se një muaj kthehemi në Bruksel në Konferencën Ndërqeveritare që, ashtu siç kemi premtuar, të mbyllim disa kapituj negociues dhe të vazhdojmë edhe më vendosmërisht drejt arritjes së qëllimit. Viti 2026 do të jetë vit i vendimeve të mëdha – BE, Mali i Zi është gati”, tha Spajiq.

SHARE